Sahihu i Buhariut — Hadithi 5010

Vlera e Kuranit · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Othman ibn Hejthemi na ka thënë: Na ka treguar Aufi nga Muhamed ibn Sirini se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë kohës kur i Dërguari i Allahut ﷺ më ngarkoi të ruaj sadakanë e Ramazanit (fitrave), më erdhi dikush dhe filloi të marrë ushqime. Unë e kapa e i thashë: “Do të të dërgoj tek i Dërguari i Allahut ﷺ.” Por, ai ma paraqiti arsyetimin e tij dhe më tha: “Kur të shtrihesh në shtrat, lexoje Ajetin Kursi, kështu do të të ruajë një rojtar i Allahut dhe nuk do të të afrohet asnjë shejtan deri në mëngjes.” Pejgamberi ﷺ tha: “Ta ka thënë të vërtetën, edhe pse është gënjeshtar i madh. Ai ishte shejtan.”

Arabisht

وَقَالَ عُثْمَانُ بْنُ الْهَيْثَمِ: حَدَّثَنَا عَوْفٌ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ سِيرِينَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: وَكَّلَنِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِحِفْظِ زَكَاةِ رَمَضَانَ فَأَتَانِي آتٍ فَجَعَلَ يَحْثُو مِنَ الطَّعَامِ فَأَخَذْتُهُ فَقُلْتُ: لَأَرْفَعَنَّكَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَصَّ الْحَدِيثَ فَقَالَ: إِذَا أَوَيْتَ إِلَى فِرَاشِكَ فَاقْرَأْ آيَةَ الْكُرْسِيِّ لَنْ يَزَالَ مَعَكَ مِنَ اللَّهِ حَافِظٌ وَلاَ يَقْرَبُكَ شَيْطَانٌ حَتَّى تُصْبِحَ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "صَدَقَكَ وَهُوَ كَذُوبٌ ذَاكَ شَيْطَانٌ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5010