Sahihu i Buhariut — Hadithi 5015

Vlera e Kuranit · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahimi dhe Dahak Meshrikiu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u tha shokëve të tij: “Vallë, a nuk mund ta lexoni një të tretën e Kuranit brenda një nate?” Kjo gjë i ngushtoi ata, andaj thanë: “E kush mund ta bëjë këtë, o i Dërguari i Allahut?!” Ai u tha: “Surja Ihlas është sa një e treta e Kuranit.” Ebu Abdullahu (Buhariu) transmeton nga Ibrahimi (se për këtë hadith ka thënë): “Mursel.” Ndërkaq, nga Dahak Meshrikiu: “Musned.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ، وَالضَّحَّاكُ الْمَشْرِقِيُّ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ- رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ لأَصْحَابِهِ: "أَيَعْجِزُ أَحَدُكُمْ أَنْ يَقْرَأَ ثُلُثَ الْقُرْآنِ فِي لَيْلَةٍ؟" فَشَقَّ ذَلِكَ عَلَيْهِمْ وَقَالُوا: أَيُّنَا يُطِيقُ ذَلِكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ فَقَالَ: "اللَّهُ الْوَاحِدُ الصَّمَدُ ثُلُثُ الْقُرْآنِ". قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: عَنْ إِبْرَاهِيمَ: مُرْسَلٌ، وَعَنِ الضَّحَّاكِ الْمَشْرِقِيِّ: مُسْنَدٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5015