{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5018",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5018",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5018",
  "text": "Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Jezid ibn Hadi nga Muhamed ibn Ibrahimi se Usejd ibn Hudajri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se si një natë, teksa po lexonte suren Bekare, ndërsa kalin e kishte të lidhur pranë, papritmas kali filloi të ngrihej qirithi. Kur u ndal së lexuari, pushoi edhe kali. Pastaj vazhdoi të lexojë, por kali prapë filloi të ngrihej qirithi. U ndal edhe një herë, sakaq pushoi edhe kali. Sërish vazhdoi leximin, e në atë rast kali prapë filloi të ngrihej qirithi. Pas kësaj u largua, se i biri i tij, Jahjai, qëndronte pranë kalit duke fjetur, andaj frikësohej mos e godiste kali. Pasi e tërhoqi atë, ngriti shikimin nga qielli (duke shikuar diçka) derisa s'mund të shihte më asgjë. Me të aguar, i tregoi të Dërguarit të Allahut ﷺ për këtë, i cili i tha: “Lexo, o Ibn Hudajr! Lexo, o Ibn Hudajr!” Ai tha: “Kisha frikë, o i Dërguari i Allahut, se mos e shkelte Jahjain, sepse ishte afër tij, kështu që shkova tek ai, pastaj ngrita kokën nga qielli, ku pashë diçka në formë çadre që përmbante ca gjëra si llamba, e cila u ngrit lart, saqë s'mund ta shihja më. Pejgamberi ﷺ e pyeti: “Vallë, e di çfarë ka qenë ajo?” - Jo, - u përgjigj ai. - “Ata kanë qenë melekët, të cilët janë afruar sapo kanë dëgjuar zërin tënd. Po të lexoje më tutje, do të qëndronin ashtu pa u fshehur, saqë do t'i shihnin edhe njerëzit”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Ibn Hadi ka thënë: “Këtë hadith ma ka treguar Abdullah ibn Hababi nga Ebu Seid Hudriu, e ky nga Usejd ibn Hudajri.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Vlera e Kuranit",
    "position": 66,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/66/vlera-e-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5018",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Usejd ibn Hudajri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "وَقَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي يَزِيدُ بْنُ الْهَادِ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ أُسَيْدِ بْنِ حُضَيْرٍ قَالَ: بَيْنَمَا هُوَ يَقْرَأُ مِنَ اللَّيْلِ سُورَةَ الْبَقَرَةِ وَفَرَسُهُ مَرْبُوطٌ عِنْدَهُ إِذْ جَالَتِ الْفَرَسُ فَسَكَتَ فَسَكَتَتْ فَقَرَأَ فَجَالَتِ الْفَرَسُ، فَسَكَتَ وَسَكَتَتِ الْفَرَسُ ثُمَّ قَرَأَ فَجَالَتِ الْفَرَسُ، فَانْصَرَفَ وَكَانَ ابْنُهُ يَحْيَى قَرِيبًا مِنْهَا فَأَشْفَقَ أَنْ تُصِيبَهُ فَلَمَّا اجْتَرَّهُ رَفَعَ رَأْسَهُ إِلَى السَّمَاءِ حَتَّى مَا يَرَاهَا فَلَمَّا أَصْبَحَ حَدَّثَ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ لَهُ: \"اقْرَأْ يَا ابْنَ حُضَيْرٍ اقْرَأْ يَا ابْنَ حُضَيْرٍ\". قَالَ: فَأَشْفَقْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَنْ تَطَأَ يَحْيَى وَكَانَ مِنْهَا قَرِيبًا فَرَفَعْتُ رَأْسِي فَانْصَرَفْتُ إِلَيْهِ فَرَفَعْتُ رَأْسِي إِلَى السَّمَاءِ فَإِذَا مِثْلُ الظُّلَّةِ فِيهَا أَمْثَالُ الْمَصَابِيحِ فَخَرَجَتْ حَتَّى لاَ أَرَاهَا. قَالَ: \"وَتَدْرِي مَا ذَاكَ؟\" قَالَ: لاَ. قَالَ: \"تِلْكَ الْمَلاَئِكَةُ دَنَتْ لِصَوْتِكَ وَلَوْ قَرَأْتَ لَأَصْبَحَتْ يَنْظُرُ النَّاسُ إِلَيْهَا لاَ تَتَوَارَى مِنْهُمْ\". قَالَ ابْنُ الْهَادِ: وَحَدَّثَنِي هَذَا الْحَدِيثَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ خَبَّابٍ عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ عَنْ أُسَيْدِ بْنِ حُضَيْرٍ.",
    "albanian": "Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Jezid ibn Hadi nga Muhamed ibn Ibrahimi se Usejd ibn Hudajri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se si një natë, teksa po lexonte suren Bekare, ndërsa kalin e kishte të lidhur pranë, papritmas kali filloi të ngrihej qirithi. Kur u ndal së lexuari, pushoi edhe kali. Pastaj vazhdoi të lexojë, por kali prapë filloi të ngrihej qirithi. U ndal edhe një herë, sakaq pushoi edhe kali. Sërish vazhdoi leximin, e në atë rast kali prapë filloi të ngrihej qirithi. Pas kësaj u largua, se i biri i tij, Jahjai, qëndronte pranë kalit duke fjetur, andaj frikësohej mos e godiste kali. Pasi e tërhoqi atë, ngriti shikimin nga qielli (duke shikuar diçka) derisa s'mund të shihte më asgjë. Me të aguar, i tregoi të Dërguarit të Allahut ﷺ për këtë, i cili i tha: “Lexo, o Ibn Hudajr! Lexo, o Ibn Hudajr!” Ai tha: “Kisha frikë, o i Dërguari i Allahut, se mos e shkelte Jahjain, sepse ishte afër tij, kështu që shkova tek ai, pastaj ngrita kokën nga qielli, ku pashë diçka në formë çadre që përmbante ca gjëra si llamba, e cila u ngrit lart, saqë s'mund ta shihja më. Pejgamberi ﷺ e pyeti: “Vallë, e di çfarë ka qenë ajo?” - Jo, - u përgjigj ai. - “Ata kanë qenë melekët, të cilët janë afruar sapo kanë dëgjuar zërin tënd. Po të lexoje më tutje, do të qëndronin ashtu pa u fshehur, saqë do t'i shihnin edhe njerëzit”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Ibn Hadi ka thënë: “Këtë hadith ma ka treguar Abdullah ibn Hababi nga Ebu Seid Hudriu, e ky nga Usejd ibn Hudajri.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5018.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5018.json"
  }
}