Sahihu i Buhariut — Hadithi 5025

Vlera e Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Nuk lejohet zilia, përveç në dy raste: 1. Ndaj personit që Allahu ia ka mundësuar të mësojë Kuranin dhe ai e lexon atë natë e ditë, 2. Ndaj një personi që Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai jep lëmoshë natë e ditë!”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: حَدَّثَنِي سَالِمُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ، أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "لاَ حَسَدَ إِلاَّ عَلَى اثْنَتَيْنِ: ١. رَجُلٌ آتَاهُ اللَّهُ الْكِتَابَ وَقَامَ بِهِ آنَاءَ اللَّيْلِ، ٢. وَرَجُلٌ أَعْطَاهُ اللَّهُ مَالاً فَهْوَ يَتَصَدَّقُ بِهِ آنَاءَ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5025