{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5030",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5030",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5030",
  "text": "Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua erdhi te Pejgamberi ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Kam ardhur të ta dhuroj veten time.” I Dërguari i Allahut ﷺ drejtoi shikimin nga ajo, e vështroi mirë, pastaj uli kokën. Kur gruaja pa se ai nuk mori ndonjë vendim për të, u ul. Një nga shokët e tij u ngrit dhe tha: - O i Dërguari i Allahut! Nëse nuk ke nevojë për të, martoje me mua! - “A ke diçka për t'i ofruar?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Për Allahun, nuk kam asgjë, o i Dërguari i Allahut! - tha ai. - “Shko te familja jote dhe shiko mos po gjen diçka!” - i tha Pejgamberi ﷺ. Kështu, ai shkoi e u kthye, pastaj tha: - Për Allahun, nuk gjeta asgjë, o i Dërguari i Allahut. - “Shiko, qoftë dhe një unazë prej hekuri!” - i tha Pejgamberi ﷺ. Ai shkoi prapë e u kthye dhe tha: - Për Allahun, o i Dërguari i Allahut, nuk gjeta as unazë prej hekuri, por ja ku e kam izarin, le ta marrë ajo gjysmën. Sehli thotë: “Ai nuk posedonte rida fare.” - “E ç'të bëjë ajo me izarin tënd? Nëse do ta veshësh ti, asaj s'do t'i mbetet gjë, e, nëse ajo e vesh, ti s'do të kesh asgjë për të veshur?” - i tha Pejgamberi ﷺ. Burri u ul dhe qëndroi ashtu për një kohë e pastaj u ngrit. Pejgamberi ﷺ pa se donte të largohej, andaj urdhëroi t'ia thërrisnin. Kur erdhi, i tha: - “Sa di nga Kurani?” - Di këtë sure, këtë sure dhe këtë sure, - tha ai, dhe i numëroi ato. - “A mund t'i thuash përmendsh?” - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ. - Po, - iu përgjigj ai. “Shko! Po të martoj me të, e për mehër mësoja pjesët që di përmendsh nga Kurani”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Vlera e Kuranit",
    "position": 66,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/66/vlera-e-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5030",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Sad Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ: أَنَّ امْرَأَةً، جَاءَتْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، جِئْتُ لِأَهَبَ لَكَ نَفْسِي فَنَظَرَ إِلَيْهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَصَعَّدَ النَّظَرَ إِلَيْهَا وَصَوَّبَهُ ثُمَّ طَأْطَأَ رَأْسَهُ، فَلَمَّا رَأَتِ الْمَرْأَةُ أَنَّهُ لَمْ يَقْضِ فِيهَا شَيْئًا جَلَسَتْ، فَقَامَ رَجُلٌ مِنْ أَصْحَابِهِ. فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنْ لَمْ يَكُنْ لَكَ بِهَا حَاجَةٌ فَزَوِّجْنِيهَا. فَقَالَ: \"هَلْ عِنْدَكَ مِنْ شَىْءٍ؟\" فَقَالَ: لاَ، وَاللَّهِ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: \"اذْهَبْ إِلَى أَهْلِكَ فَانْظُرْ هَلْ تَجِدُ شَيْئًا\". فَذَهَبَ ثُمَّ رَجَعَ فَقَالَ: لاَ وَاللَّهِ يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَا وَجَدْتُ شَيْئًا. قَالَ: \"انْظُرْ وَلَوْ خَاتَمًا مِنْ حَدِيدٍ\". فَذَهَبَ ثُمَّ رَجَعَ فَقَالَ: لاَ وَاللَّهِ يَا رَسُولَ اللَّهِ، وَلاَ خَاتَمًا مِنْ حَدِيدٍ وَلَكِنْ هَذَا إِزَارِي. - قَالَ سَهْلٌ: مَا لَهُ رِدَاءٌ - فَلَهَا نِصْفُهُ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"مَا تَصْنَعُ بِإِزَارِكَ؟ إِنْ لَبِسْتَهُ لَمْ يَكُنْ عَلَيْهَا مِنْهُ شَىْءٌ وَإِنْ لَبِسَتْهُ لَمْ يَكُنْ عَلَيْكَ شَىْءٌ\". فَجَلَسَ الرَّجُلُ حَتَّى طَالَ مَجْلِسُهُ ثُمَّ قَامَ فَرَآهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مُوَلِّيًا فَأَمَرَ بِهِ فَدُعِيَ فَلَمَّا جَاءَ قَالَ: \"مَاذَا مَعَكَ مِنَ الْقُرْآنِ؟\" قَالَ: مَعِي سُورَةُ كَذَا وَسُورَةُ كَذَا وَسُورَةُ كَذَا عَدَّهَا. قَالَ: \"أَتَقْرَؤُهُنَّ عَنْ ظَهْرِ قَلْبِكَ؟\" قَالَ: نَعَمْ. قَالَ: \"اذْهَبْ فَقَدْ مَلَّكْتُكَهَا بِمَا مَعَكَ مِنَ الْقُرْآنِ\".",
    "albanian": "Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua erdhi te Pejgamberi ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Kam ardhur të ta dhuroj veten time.” I Dërguari i Allahut ﷺ drejtoi shikimin nga ajo, e vështroi mirë, pastaj uli kokën. Kur gruaja pa se ai nuk mori ndonjë vendim për të, u ul. Një nga shokët e tij u ngrit dhe tha: - O i Dërguari i Allahut! Nëse nuk ke nevojë për të, martoje me mua! - “A ke diçka për t'i ofruar?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Për Allahun, nuk kam asgjë, o i Dërguari i Allahut! - tha ai. - “Shko te familja jote dhe shiko mos po gjen diçka!” - i tha Pejgamberi ﷺ. Kështu, ai shkoi e u kthye, pastaj tha: - Për Allahun, nuk gjeta asgjë, o i Dërguari i Allahut. - “Shiko, qoftë dhe një unazë prej hekuri!” - i tha Pejgamberi ﷺ. Ai shkoi prapë e u kthye dhe tha: - Për Allahun, o i Dërguari i Allahut, nuk gjeta as unazë prej hekuri, por ja ku e kam izarin, le ta marrë ajo gjysmën. Sehli thotë: “Ai nuk posedonte rida fare.” - “E ç'të bëjë ajo me izarin tënd? Nëse do ta veshësh ti, asaj s'do t'i mbetet gjë, e, nëse ajo e vesh, ti s'do të kesh asgjë për të veshur?” - i tha Pejgamberi ﷺ. Burri u ul dhe qëndroi ashtu për një kohë e pastaj u ngrit. Pejgamberi ﷺ pa se donte të largohej, andaj urdhëroi t'ia thërrisnin. Kur erdhi, i tha: - “Sa di nga Kurani?” - Di këtë sure, këtë sure dhe këtë sure, - tha ai, dhe i numëroi ato. - “A mund t'i thuash përmendsh?” - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ. - Po, - iu përgjigj ai. “Shko! Po të martoj me të, e për mehër mësoja pjesët që di përmendsh nga Kurani”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5030.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5030.json"
  }
}