Sahihu i Buhariut — Hadithi 5033

Vlera e Kuranit · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mbani lidhje të vazhdueshme me Kuranin, sepse, betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se ai largohet më shpejt sesa deveja kur zgjidhet nga litari.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْعَلاَءِ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ بُرَيْدٍ، عَنْ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِي مُوسَى، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "تَعَاهَدُوا الْقُرْآنَ فَوَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَهُوَ أَشَدُّ تَفَصِّيًا مِنَ الإِبِلِ فِي عُقُلِهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5033