{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5041",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5041",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5041",
  "text": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve, e ky nga hadithi i Misver ibn Mahrames dhe Abdurrahman ibn Abdulkaëri se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dëgjova Hisham ibn Hakimin duke e lexuar suren Furkan, gjatë kohës kur Pejgamberi ﷺ ishte ende gjallë, dhe e dëgjova me vëmendje leximin e tij. Kuptova që ai po e lexonte atë në shumë dialekte, të cilat mua nuk m'i kishte lexuar ndonjëherë i Dërguari i Allahut ﷺ, andaj veç sa nuk iu vërsula teksa ishte duke u falur. Mezi durova derisa dha selam, pastaj ia shtrëngova rrobën e sipërme për fyti dhe i thashë: “Kush ta ka lexuar suren që të dëgjova duke e lexuar?!” Ai tha: “Ma ka lexuar i Dërguari i Allahut ﷺ.” I thashë: “Po gënjen, sepse Pejgamberi ﷺ mua ma ka lexuar ndryshe nga ajo që e lexove ti.” E mora me vete dhe u nisëm për te Pejgamberi ﷺ, të cilit i thashë: “E dëgjova këtë duke e lexuar suren Furkan në një dialekt që ti nuk ma ke lexuar, ndërkohë ti ma pate lexuar edhe mua suren Furkan.” Pejgamberi ﷺ tha: “Lexoje atë, o Hisham!” Ai lexoi ashtu siç e kisha dëgjuar pak më parë prej tij. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kështu ka zbritur.” Pastaj tha: “Lexo, o Omer!” Unë lexova ashtu siç ma kishte lexuar mua. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kështu ka zbritur.” Pastaj vazhdoi: “Në të vërtetë, Kurani ka zbritur në shtatë dialekte, andaj lexojeni në cilindo dialekt që ju vjen më lehtë!”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Vlera e Kuranit",
    "position": 66,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/66/vlera-e-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5041",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Omer ibn Hatabi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ، عَنْ حَدِيثِ الْمِسْوَرِ بْنِ مَخْرَمَةَ، وَعَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَبْدٍ الْقَارِيِّ أَنَّهُمَا سَمِعَا عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ يَقُولُ: سَمِعْتُ هِشَامَ بْنَ حَكِيمِ بْنِ حِزَامٍ، يَقْرَأُ سُورَةَ الْفُرْقَانِ فِي حَيَاةِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَاسْتَمَعْتُ لِقِرَاءَتِهِ فَإِذَا هُوَ يَقْرَؤُهَا عَلَى حُرُوفٍ كَثِيرَةٍ لَمْ يُقْرِئْنِيهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَكِدْتُ أُسَاوِرُهُ فِي الصَّلاَةِ فَانْتَظَرْتُهُ حَتَّى سَلَّمَ فَلَبَبْتُهُ فَقُلْتُ: مَنْ أَقْرَأَكَ هَذِهِ السُّورَةَ الَّتِي سَمِعْتُكَ تَقْرَأُ؟ قَالَ: أَقْرَأَنِيهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ. فَقُلْتُ لَهُ: كَذَبْتَ فَوَاللَّهِ إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ لَهُوَ أَقْرَأَنِي هَذِهِ السُّورَةَ الَّتِي سَمِعْتُكَ، فَانْطَلَقْتُ بِهِ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ أَقُودُهُ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي سَمِعْتُ هَذَا يَقْرَأُ سُورَةَ الْفُرْقَانِ عَلَى حُرُوفٍ لَمْ تُقْرِئْنِيهَا وَإِنَّكَ أَقْرَأْتَنِي سُورَةَ الْفُرْقَانِ. فَقَالَ: \"يَا هِشَامُ اقْرَأْهَا\". فَقَرَأَهَا الْقِرَاءَةَ الَّتِي سَمِعْتُهُ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"هَكَذَا أُنْزِلَتْ\". ثُمَّ قَالَ: \"اقْرَأْ يَا عُمَرُ\". فَقَرَأْتُهَا الَّتِي أَقْرَأَنِيهَا، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"هَكَذَا أُنْزِلَتْ\". ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"إِنَّ الْقُرْآنَ أُنْزِلَ عَلَى سَبْعَةِ أَحْرُفٍ فَاقْرَءُوا مَا تَيَسَّرَ مِنْهُ\".",
    "albanian": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve, e ky nga hadithi i Misver ibn Mahrames dhe Abdurrahman ibn Abdulkaëri se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dëgjova Hisham ibn Hakimin duke e lexuar suren Furkan, gjatë kohës kur Pejgamberi ﷺ ishte ende gjallë, dhe e dëgjova me vëmendje leximin e tij. Kuptova që ai po e lexonte atë në shumë dialekte, të cilat mua nuk m'i kishte lexuar ndonjëherë i Dërguari i Allahut ﷺ, andaj veç sa nuk iu vërsula teksa ishte duke u falur. Mezi durova derisa dha selam, pastaj ia shtrëngova rrobën e sipërme për fyti dhe i thashë: “Kush ta ka lexuar suren që të dëgjova duke e lexuar?!” Ai tha: “Ma ka lexuar i Dërguari i Allahut ﷺ.” I thashë: “Po gënjen, sepse Pejgamberi ﷺ mua ma ka lexuar ndryshe nga ajo që e lexove ti.” E mora me vete dhe u nisëm për te Pejgamberi ﷺ, të cilit i thashë: “E dëgjova këtë duke e lexuar suren Furkan në një dialekt që ti nuk ma ke lexuar, ndërkohë ti ma pate lexuar edhe mua suren Furkan.” Pejgamberi ﷺ tha: “Lexoje atë, o Hisham!” Ai lexoi ashtu siç e kisha dëgjuar pak më parë prej tij. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kështu ka zbritur.” Pastaj tha: “Lexo, o Omer!” Unë lexova ashtu siç ma kishte lexuar mua. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kështu ka zbritur.” Pastaj vazhdoi: “Në të vërtetë, Kurani ka zbritur në shtatë dialekte, andaj lexojeni në cilindo dialekt që ju vjen më lehtë!”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5041.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5041.json"
  }
}