Sahihu i Buhariut — Hadithi 5043

Vlera e Kuranit · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Mehdi ibn Mejmuni, e këtij i ka treguar Vasili se Ebu Vaili tregon se një paradite shkuan tek Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e në atë rast një burrë tha: “Mbrëmë e lexova mufesalin.” Abdullahu i tha: “Me nxitim, vallë, siç recitohen poezitë?! Ne e kemi dëgjuar leximin e Pejgamberit ﷺ dhe unë i di përmendsh suret e përngjashme (për nga gjatësia), të cilat i lexonte Pejgamberi ﷺ. Ato ishin tetëmbëdhjetë sure prej mufesalit dhe dy sure nga ato që fillojnë me Ha Mim.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا مَهْدِيُّ بْنُ مَيْمُونٍ: حَدَّثَنَا وَاصِلٌ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: غَدَوْنَا عَلَى عَبْدِ اللَّهِ فَقَالَ رَجُلٌ: قَرَأْتُ الْمُفَصَّلَ الْبَارِحَةَ. فَقَالَ: هَذًّا كَهَذِّ الشِّعْرِ؟ إِنَّا قَدْ سَمِعْنَا الْقِرَاءَةَ وَإِنِّي لَأَحْفَظُ الْقُرَنَاءَ الَّتِي كَانَ يَقْرَأُ بِهِنَّ النَّبِيُّ ﷺ ثَمَانِيَ عَشْرَةَ سُورَةً مِنَ الْمُفَصَّلِ وَسُورَتَيْنِ مِنْ آلِ حم.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5043