{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5044",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5044",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5044",
  "text": "Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri nga Musa ibn Ebu Aishe, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar fjalën e Allahut: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde!”, (Kijame, 16) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ, kur Xhibrili ia sillte shpalljen, shpejtonte gjuhën dhe buzët për ta përsëritur, gjë që e mundonte dhe kjo vërehej tek ai. Prandaj, Allahu zbriti ajetin e sures Kijame: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde. Ne, do t'i tubojmë pjesët e tij (Kuranit), për ta lexuar atë (si është) . Dhe, kur ta lexojmë atë, ti vetëm përcille leximin e tij!” (Kijame, 16-18) Pra, Ne e kemi marrë përsipër që ta tubojmë atë në gjoksin tënd dhe që ta lexojmë: “Dhe, kur ta lexojmë atë, ti vetëm përcille leximin e tij!” (Kijame, 18) Pra, kur ta zbresim Kuranin, dëgjoje me vëmendje. “Pastaj, e kemi Ne për detyrë ta shpjegojmë.” (Kijame, 19) Pra, Ne e kemi marrë përsipër që ta shpjegojmë atë përmes gjuhës sate. Pas kësaj, kur i vinte Xhibrili, e dëgjonte me vëmendje, e, kur shkonte, e lexonte ashtu siç ia kishte zbritur Allahu.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Vlera e Kuranit",
    "position": 66,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/66/vlera-e-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5044",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنْ مُوسَى بْنِ أَبِي عَائِشَةَ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - فِي قَوْلِهِ: ﴿لاَ تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِ﴾ قَالَ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِذَا نَزَلَ عَلَيْهِ جِبْرِيلُ بِالْوَحْىِ وَكَانَ مِمَّا يُحَرِّكُ بِهِ لِسَانَهُ وَشَفَتَيْهِ فَيَشْتَدُّ عَلَيْهِ وَكَانَ يُعْرَفُ مِنْهُ، فَأَنْزَلَ اللَّهُ الآيَةَ الَّتِي فِي: ﴿لاَ أُقْسِمُ بِيَوْمِ الْقِيَامَةِ﴾ ﴿لاَ تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِ * إِنَّ عَلَيْنَا جَمْعَهُ وَقُرْآنَهُ * فَإِذَا قَرَأْنَاهُ فَاتَّبِعْ قُرْآنَهُ﴾ [القيامة: ١٦-١٨] فَإِنَّ عَلَيْنَا أَنْ نَجْمَعَهُ فِي صَدْرِكَ وَقُرَآنَهُ ﴿فَإِذَا قَرَأْنَاهُ فَاتَّبِعْ قُرْآنَهُ﴾ [القيامة: ١٨] فَإِذَا أَنْزَلْنَاهُ فَاسْتَمِعْ ﴿ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا بَيَانَهُ﴾ [القيامة: ١٩] قَالَ: إِنَّ عَلَيْنَا أَنْ نُبَيِّنَهُ بِلِسَانِكَ. قَالَ: وَكَانَ إِذَا أَتَاهُ جِبْرِيلُ أَطْرَقَ، فَإِذَا ذَهَبَ قَرَأَهُ كَمَا وَعَدَهُ اللَّهُ.",
    "albanian": "Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri nga Musa ibn Ebu Aishe, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar fjalën e Allahut: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde!”, (Kijame, 16) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ, kur Xhibrili ia sillte shpalljen, shpejtonte gjuhën dhe buzët për ta përsëritur, gjë që e mundonte dhe kjo vërehej tek ai. Prandaj, Allahu zbriti ajetin e sures Kijame: “Mos nxito (o Muhamed) në leximin e Kuranit me gjuhën tënde. Ne, do t'i tubojmë pjesët e tij (Kuranit), për ta lexuar atë (si është) . Dhe, kur ta lexojmë atë, ti vetëm përcille leximin e tij!” (Kijame, 16-18) Pra, Ne e kemi marrë përsipër që ta tubojmë atë në gjoksin tënd dhe që ta lexojmë: “Dhe, kur ta lexojmë atë, ti vetëm përcille leximin e tij!” (Kijame, 18) Pra, kur ta zbresim Kuranin, dëgjoje me vëmendje. “Pastaj, e kemi Ne për detyrë ta shpjegojmë.” (Kijame, 19) Pra, Ne e kemi marrë përsipër që ta shpjegojmë atë përmes gjuhës sate. Pas kësaj, kur i vinte Xhibrili, e dëgjonte me vëmendje, e, kur shkonte, e lexonte ashtu siç ia kishte zbritur Allahu.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5044.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5044.json"
  }
}