{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5052",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5052",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5052",
  "text": "Musa na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane nga Mugire, e ky nga Muxhahidi se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) tregon: “Babai më martoi me një grua të fisme dhe, herë pas here, e pyeste nusen e tij për burrin e saj, e cila i thoshte: “Sa burrë i mirë që është! As na e ka shkelur shtratin, as na është afruar, që kur kemi ardhur.” Kur kjo gjendje zgjati, Amri ia përmendi Pejgamberit ﷺ, i cili i tha: “Më tako me të!” Abdullahu thotë: “Kur u takova me të, më tha: “Si agjëron ti?” I thashë: “Çdo ditë.” Më tha: “E për sa kohë e mbaron leximin e Kuranit?” I thashë: “Çdo natë.” Më tha: “Agjëro tri ditë në muaj dhe lexoje Kuranin një herë në muaj!” Thashë: “Mundem më shumë se kaq.” Ai më tha: “E po, agjëro tri ditë në javë!” Thashë: “Mundem më shumë se kaq. Më tha: “Ha dy ditë e agjëro një ditë!” Thashë: “Mundem më shumë se kaq.” Ai tha: “Atëherë, praktikoje agjërimin më të mirë, agjërimin e Davudit ﷺ: një ditë agjërim, një ditë ngrënie, dhe lexoje (Kuranin) një herë në shtatë net!” Abdullahu thotë: “Ah, sikur ta kisha pranuar lehtësimin që ma pati bërë i Dërguari i Allahut ﷺ, sepse tash jam plakur e jam dobësuar!” (Në pleqëri) gjatë ditës, Abdullahu i lexonte ndonjërit prej familjes së tij një të shtatën e Kuranit, në mënyrë që leximin e natës ta kishte më të lehtë. Ndërkaq, kur kishte nevojë të forcohej, hante disa ditë me radhë, pastaj i numëronte dhe e zëvendësonte agjërimin me po aq ditë të tjera, duke urryer të linte ndonjë vepër që e bënte sa ishte gjallë Pejgamberi ﷺ. Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: “Disa transmetues kanë thënë se (fjala është) për tri ditë, e disa të tjerë për pesë, por shumica kanë thënë për shtatë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Vlera e Kuranit",
    "position": 66,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/66/vlera-e-kuranit"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5052",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Amër ibn Asi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُوسَى: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ مُغِيرَةَ، عَنْ مُجَاهِدٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو قَالَ: أَنْكَحَنِي أَبِي امْرَأَةً ذَاتَ حَسَبٍ فَكَانَ يَتَعَاهَدُ كَنَّتَهُ فَيَسْأَلُهَا عَنْ بَعْلِهَا فَتَقُولُ: نِعْمَ الرَّجُلُ مِنْ رَجُلٍ لَمْ يَطَأْ لَنَا فِرَاشًا وَلَمْ يُفَتِّشْ لَنَا كَنَفًا مُنْذُ أَتَيْنَاهُ فَلَمَّا طَالَ ذَلِكَ عَلَيْهِ ذَكَرَ لِلنَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: \"الْقَنِي بِهِ\". فَلَقِيتُهُ بَعْدُ فَقَالَ: \"كَيْفَ تَصُومُ؟\" قٌلْتُ: أَصُومُ كُلَّ يَوْمٍ. قَالَ: \"وَكَيْفَ تَخْتِمُ؟\" قَالَ: كُلَّ لَيْلَةً. قَالَ: \"صُمْ فِي كُلِّ شَهْرٍ ثَلاَثَةً وَاقْرَإِ الْقُرْآنَ فِي كُلِّ شَهْرٍ\". قَالَ: قُلْتُ: أُطِيقُ أَكْثَرَ مِنْ ذَلِكَ. قَالَ: \"صُمْ ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ فِي الْجُمُعَةِ\". قُلْتُ: أُطِيقُ أَكْثَرَ مِنْ ذَلِكَ. قَالَ: \"أَفْطِرْ يَوْمَيْنِ وَصُمْ يَوْمًا\". قَالَ: قُلْتُ: أُطِيقُ أَكْثَرَ مِنْ ذَلِكَ. قَالَ: \"صُمْ أَفْضَلَ الصَّوْمِ صَوْمِ دَاوُدَ صِيَامَ يَوْمٍ وَإِفْطَارَ يَوْمٍ وَاقْرَأْ فِي كُلِّ سَبْعِ لَيَالٍ مَرَّةً\". فَلَيْتَنِي قَبِلْتُ رُخْصَةَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَذَاكَ أَنِّي كَبِرْتُ وَضَعُفْتُ فَكَانَ يَقْرَأُ عَلَى بَعْضِ أَهْلِهِ السُّبْعَ مِنَ الْقُرْآنِ بِالنَّهَارِ وَالَّذِي يَقْرَؤُهُ يَعْرِضُهُ مِنَ النَّهَارِ لِيَكُونَ أَخَفَّ عَلَيْهِ بِاللَّيْلِ، وَإِذَا أَرَادَ أَنْ يَتَقَوَّى أَفْطَرَ أَيَّامًا وَأَحْصَى وَصَامَ مِثْلَهُنَّ كَرَاهِيةَ أَنْ يَتْرُكَ شَيْئًا فَارَقَ النَّبِيَّ ﷺ عَلَيْهِ. قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: وَقَالَ بَعْضُهُمْ: فِي ثَلاَثٍ وَفِي خَمْسٍ وَأَكْثَرُهُمْ عَلَى سَبْعٍ.",
    "albanian": "Musa na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane nga Mugire, e ky nga Muxhahidi se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) tregon: “Babai më martoi me një grua të fisme dhe, herë pas here, e pyeste nusen e tij për burrin e saj, e cila i thoshte: “Sa burrë i mirë që është! As na e ka shkelur shtratin, as na është afruar, që kur kemi ardhur.” Kur kjo gjendje zgjati, Amri ia përmendi Pejgamberit ﷺ, i cili i tha: “Më tako me të!” Abdullahu thotë: “Kur u takova me të, më tha: “Si agjëron ti?” I thashë: “Çdo ditë.” Më tha: “E për sa kohë e mbaron leximin e Kuranit?” I thashë: “Çdo natë.” Më tha: “Agjëro tri ditë në muaj dhe lexoje Kuranin një herë në muaj!” Thashë: “Mundem më shumë se kaq.” Ai më tha: “E po, agjëro tri ditë në javë!” Thashë: “Mundem më shumë se kaq. Më tha: “Ha dy ditë e agjëro një ditë!” Thashë: “Mundem më shumë se kaq.” Ai tha: “Atëherë, praktikoje agjërimin më të mirë, agjërimin e Davudit ﷺ: një ditë agjërim, një ditë ngrënie, dhe lexoje (Kuranin) një herë në shtatë net!” Abdullahu thotë: “Ah, sikur ta kisha pranuar lehtësimin që ma pati bërë i Dërguari i Allahut ﷺ, sepse tash jam plakur e jam dobësuar!” (Në pleqëri) gjatë ditës, Abdullahu i lexonte ndonjërit prej familjes së tij një të shtatën e Kuranit, në mënyrë që leximin e natës ta kishte më të lehtë. Ndërkaq, kur kishte nevojë të forcohej, hante disa ditë me radhë, pastaj i numëronte dhe e zëvendësonte agjërimin me po aq ditë të tjera, duke urryer të linte ndonjë vepër që e bënte sa ishte gjallë Pejgamberi ﷺ. Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: “Disa transmetues kanë thënë se (fjala është) për tri ditë, e disa të tjerë për pesë, por shumica kanë thënë për shtatë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5052.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5052.json"
  }
}