Sahihu i Buhariut — Hadithi 5063

Martesa · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Humejd ibn Ebu Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Tre persona vajtën te shtëpitë e grave të Pejgamberit ﷺ, për të pyetur për adhurimin e tij. Pasi e morën përgjigjen, veprat e Pejgamberit ﷺ iu dukën të pakta (për veten e tyre), andaj thanë: “E ku jemi ne kundrejt Pejgamberit ﷺ?! Atij Allahu ia ka falur të gjitha mëkatet: të kaluarat dhe të ardhshmet.” Kështu, njëri tha: “Sa më përket mua, do të falem tërë natën, përgjithmonë.” I dyti tha: “Unë do të agjëroj tërë kohën, e nuk do ta ndërpres.” I treti tha: “Unë do t'u largohem grave dhe nuk do të martohem asnjëherë.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi dhe tha: “Ju jeni ata që keni thënë kështu e ashtu? Për Allahun, unë e kam frikë Allahun më shumë se ju dhe jam më i devotshëm se ju, mirëpo agjëroj dhe ha, falem (natën) dhe fle, e edhe martohem. Ai që e kundërshton Sunetin tim, nuk është prej meje.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي مَرْيَمَ: أَخْبَرَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ: أَخْبَرَنَا حُمَيْدُ بْنُ أَبِي حُمَيْدٍ الطَّوِيلُ: أَنَّهُ سَمِعَ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ - رضى الله عنه - يَقُولُ: جَاءَ ثَلاَثَةُ رَهْطٍ إِلَى بُيُوتِ أَزْوَاجِ النَّبِيِّ ﷺ يَسْأَلُونَ عَنْ عِبَادَةِ النَّبِيِّ ﷺ فَلَمَّا أُخْبِرُوا كَأَنَّهُمْ تَقَالُّوهَا فَقَالُوا: وَأَيْنَ نَحْنُ مِنَ النَّبِيِّ ﷺ؟ قَدْ غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ وَمَا تَأَخَّرَ. قَالَ أَحَدُهُمْ: أَمَّا أَنَا فَإِنِّي أُصَلِّي اللَّيْلَ أَبَدًا. وَقَالَ آخَرُ: أَنَا أَصُومُ الدَّهْرَ وَلاَ أُفْطِرُ. وَقَالَ آخَرُ: أَنَا أَعْتَزِلُ النِّسَاءَ فَلاَ أَتَزَوَّجُ أَبَدًا. فَجَاءَ إِلَيْهَمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "أَنْتُمُ الَّذِينَ قُلْتُمْ كَذَا وَكَذَا؟ أَمَا وَاللَّهِ إِنِّي لَأَخْشَاكُمْ لِلَّهِ وَأَتْقَاكُمْ لَهُ، لَكِنِّي أَصُومُ وَأُفْطِرُ، وَأُصَلِّي وَأَرْقُدُ، وَأَتَزَوَّجُ النِّسَاءَ، فَمَنْ رَغِبَ عَنْ سُنَّتِي فَلَيْسَ مِنِّي".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5063