Aliu transmeton se e ka dëgjuar Hasan ibn Ibrahimin nga Junus ibn Jezidi, e ky nga Zuhriu se Urve ibn Zubejri tregon se e pyeti Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për ajetin: “Nëse keni frikë se nuk mbani drejtësi ndaj jetimeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri ose me katër. E, nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.” (Nisa, 3) - O biri i motrës sime, fjala është për jetimen që jeton në shtëpinë e kujdestarit të saj, ndërsa atij i pëlqen pasuria dhe bukuria e saj, andaj dëshiron të martohet me të me më pak mehër sesa është tradita (për femrat e kategorisë së saj). Prandaj, janë ndaluar të martohen me to, përveç nëse tregohen të drejtë dhe u japin mehrin e plotë, ndërkohë u është lejuar të martohen me këdo prej grave të tjera, - iu përgjigj Aishja.
حَدَّثَنَا عَلِيٌّ: سَمِعَ حَسَّانَ بْنَ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ يُونُسَ بْنِ يَزِيدَ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ، أَنَّهُ سَأَلَ عَائِشَةَ عَنْ قَوْلِهِ تَعَالَى: ﴿وَإِنْ خِفْتُمْ أَنْ لاَ تُقْسِطُوا فِي الْيَتَامَى فَانْكِحُوا مَا طَابَ لَكُمْ مِنَ النِّسَاءِ مَثْنَى وَثُلاَثَ وَرُبَاعَ فَإِنْ خِفْتُمْ أَنْ لاَ تَعْدِلُوا فَوَاحِدَةً أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ ذَلِكَ أَدْنَى أَنْ لاَ تَعُولُوا﴾ [النساء: ٣] قَالَتْ: يَا ابْنَ أُخْتِي، الْيَتِيمَةُ تَكُونُ فِي حَجْرِ وَلِيِّهَا، فَيَرْغَبُ فِي مَالِهَا وَجَمَالِهَا، يُرِيدُ أَنْ يَتَزَوَّجَهَا بِأَدْنَى مِنْ سُنَّةِ صَدَاقِهَا، فَنُهُوا أَنْ يَنْكِحُوهُنَّ إِلاَّ أَنْ يُقْسِطُوا لَهُنَّ فَيُكْمِلُوا الصَّدَاقَ، وَأُمِرُوا بِنِكَاحِ مَنْ سِوَاهُنَّ مِنَ النِّسَاءِ.