Sahihu i Buhariut — Hadithi 5067

Martesa · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi se Atai tregon: “Me Ibn Abasin morëm pjesë në xhenazen e Mejmunës në Serif (emër vendi). Ibn Abasi tha: “Kjo është gruaja e Pejgamberit ﷺ. Kur ta ngrini tabutin e saj, mos e lëkundni, mos e dridhni dhe tregohuni të kujdesshëm (mos shpejtoni). Pejgamberi ﷺ kishte nëntë gra. Prej tyre, tetë grave ua ndante netët, kurse njërës jo.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: أَخْبَرَنَا هِشَامُ بْنُ يُوسُفَ: أَنَّ ابْنَ جُرَيْجٍ: أَخْبَرَهُمْ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَطَاءٌ قَالَ: حَضَرْنَا مَعَ ابْنِ عَبَّاسٍ جَنَازَةَ مَيْمُونَةَ بِسَرِفَ، فَقَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: هَذِهِ زَوْجَةُ النَّبِيِّ ﷺ فَإِذَا رَفَعْتُمْ نَعْشَهَا فَلاَ تُزَعْزِعُوهَا وَلاَ تُزَلْزِلُوهَا وَارْفُقُوا، فَإِنَّهُ كَانَ عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ تِسْعٌ، كَانَ يَقْسِمُ لِثَمَانٍ وَلاَ يَقْسِمُ لِوَاحِدَةٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5067