Sahihu i Buhariut — Hadithi 5076

Martesa · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Esbegu na ka thënë: Më ka rrëfyer Ibn Vehbiu nga Junus ibn Jezidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i thashë: “O i Dërguari i Allahut, unë jam djalë i ri dhe i frikohem amoralitetit, por nuk kam pasuri për t'u martuar.” Ai heshti. Pastaj prapë ia përsërita të njëjtën, e ai sërish heshti. Unë sërish ia përsërita, e ai prapë heshti. Kur ia përsërita edhe një herë, më tha: “O Ebu Hurejre, lapsi është tharë (është caktuar kaderi) për atë që ti do ta gjesh, u trodhe apo e le .”

Arabisht

وَقَالَ أَصْبَغُ: أَخْبَرَنِي ابْنُ وَهْبٍ، عَنْ يُونُسَ بْنِ يَزِيدَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنِّي رَجُلٌ شَابٌّ وَأَنَا أَخَافُ عَلَى نَفْسِي الْعَنَتَ وَلاَ أَجِدُ مَا أَتَزَوَّجُ بِهِ النِّسَاءَ، فَسَكَتَ عَنِّي، ثُمَّ قُلْتُ مِثْلَ ذَلِكَ، فَسَكَتَ عَنِّي ثُمَّ قُلْتُ مِثْلَ ذَلِكَ، فَسَكَتَ عَنِّي ثُمَّ قُلْتُ مِثْلَ ذَلِكَ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "يَا أَبَا هُرَيْرَةَ جَفَّ الْقَلَمُ بِمَا أَنْتَ لاَقٍ، فَاخْتَصِ عَلَى ذَلِكَ أَوْ ذَرْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5076