Sahihu i Buhariut — Hadithi 5080

Martesa · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Muharibi se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur u martova, i Dërguari i Allahut ﷺ më tha: - “Me çfarë je martuar?” - Jam martuar me një të ve, - i thashë. - “Pse nuk more beqare, që të dëfrehesh me të?” Këtë ia kam përmendur Amër ibn Dinarit e ai më ka thënë: “E kam dëgjuar Xhabir ibn Abdullahun të thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ më pati thënë: “Pse nuk e ke marrë të re, që ti të dëfrehesh me të dhe ajo të dëfrehet me ty?”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا مُحَارِبٌ قَالَ: سَمِعْتُ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ- رضى الله عنهما - يَقُولُ: تَزَوَّجْتُ فَقَالَ لِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَا تَزَوَّجْتَ؟" فَقُلْتُ: تَزَوَّجْتُ ثَيِّبًا. فَقَالَ: "مَا لَكَ وَلِلْعَذَارَى وَلِعَابِهَا؟" فَذَكَرْتُ ذَلِكَ لِعَمْرِو بْنِ دِينَارٍ فَقَالَ عَمْرٌو: سَمِعْتُ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ يَقُولُ: قَالَ لِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "هَلاَّ جَارِيَةً تُلاَعِبُهَا وَتُلاَعِبُكَ؟"

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5080