Sahihu i Buhariut — Hadithi 5099

Martesa · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Abdullah ibn Ebu Bekri, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, ka rrëfyer se, një ditë, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte tek ajo, ajo dëgjoi zërin e një burri duke kërkuar leje të hyjë në shtëpinë e Hafsës, andaj i tha: “O i Dërguari i Allahut, një burrë po kërkon leje në shtëpinë tënde.” Pejgamberi ﷺ tha: “Më duket se është filani” - duke aluduar në axhën e Hafsës nga qumështi. Atëherë, Aishja tha: “Sikur filani të ishte gjallë, a do t'i lejohej të hynte tek unë?” - duke aluduar në axhën e vet nga qumështi. - “Po, sepse atë që e bën haram lidhja e gjakut, e bën haram edhe gjidhënia ” , - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي بَكْرٍ، عَنْ عَمْرَةَ بِنْتِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ: أَنَّ عَائِشَةَ، زَوْجَ النَّبِيِّ ﷺ أَخْبَرَتْهَا أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ عِنْدَهَا، وَأَنَّهَا سَمِعَتْ صَوْتَ رَجُلٍ يَسْتَأْذِنُ فِي بَيْتِ حَفْصَةَ قَالَتْ: فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَذَا رَجُلٌ يَسْتَأْذِنُ فِي بَيْتِكَ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أُرَاهُ فُلاَنًا". لِعَمِّ - حَفْصَةَ مِنَ الرَّضَاعَةِ -. قَالَتْ عَائِشَةُ: لَوْ كَانَ فُلاَنٌ حَيًّا، - لِعَمِّهَا مِنَ الرَّضَاعَةِ - دَخَلَ عَلَىَّ؟ فَقَالَ: "نَعَمِ الرَّضَاعَةُ تُحَرِّمُ مَا تُحَرِّمُ الْوِلاَدَةُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5099