Sahihu i Buhariut — Hadithi 510

Namazi · Transmetuesi: Ebu Xhuhejm Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, se Busër ibn Seidi tregon se Zejd ibn Halidi e dërgoi atë tek Ebu Xhuhejmi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për ta pyetur nëse kishte dëgjuar diçka prej të Dërguarit të Allahut ﷺ rreth atij që i kalon përpara namazliut. Ebu Xhuhejmi i tha: “Po, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur të dinte ai që kalon përpara namazliut (mes tij dhe sutrës) se me çfarë mëkati ngarkohet, do të ishte më mirë të priste dyzet sesa t'i kalonte përpara.” Ebu Nadri ka thënë: “Nuk di a përmendi: dyzet ditë, muaj apo vjet.”

Arabisht

حدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ أَبِي النَّضْرِ، مَوْلَى عُمَرَ بْنِ عُبَيْدِ اللَّهِ عَنْ بُسْرِ بْنِ سَعِيدٍ، أَنَّ زَيْدَ بْنَ خَالِدٍ، أَرْسَلَهُ إِلَى أَبِي جُهَيْمٍ يَسْأَلُهُ: مَاذَا سَمِعَ مِنْ، رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فِي الْمَارِّ بَيْنَ يَدَىِ الْمُصَلِّي فَقَالَ أَبُو جُهَيْمٍ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لَوْ يَعْلَمُ الْمَارُّ بَيْنَ يَدَىِ الْمُصَلِّي مَاذَا عَلَيْهِ لَكَانَ أَنْ يَقِفَ أَرْبَعِينَ خَيْرًا لَهُ مِنْ أَنْ يَمُرَّ بَيْنَ يَدَيْهِ". قَالَ أَبُو النَّضْرِ: لاَ أَدْرِي أَقَالَ أَرْبَعِينَ يَوْمًا أَوْ شَهْرًا أَوْ سَنَةً.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/510