{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5105",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5105",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5105",
  "text": "Ahmed ibn Hanbeli na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi nga Sufjani, e këtij i ka treguar Habibi, e ky nga Seidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Për shkak të gjenealogjisë ju ndalohet të martoheni me shtatë gra dhe për shkak të krushqisë me shtatë të tjera. Pastaj e lexoi ajetin: “Ju ndalohet martesa me nënat tuaja...” (Nisa, 23) Abdullah ibn Xhaferi i ka bashkuar nën një kurorë të bijën dhe gruan e Aliut (kjo nuk ishte nëna e së parës). Ibn Sirini ka thënë se kjo gjë është e lejuar. Ndërkaq, Haseni, në fillim, urrente një gjë të tillë, por pastaj e lejoi (bashkimin e gruas dhe vajzës së një burri, nën një kurorë). Hasen ibn Hasen ibn Aliu i bashkoi në një kurorë, brenda një nate, dy vajzat e xhaxhallarëve. Ndërkaq, Xhabir ibn Zejdi e urrente këtë gjë, për shkak të shkëputjes së lidhjes familjare, edhe pse nuk është e ndaluar, duke u bazuar në ajetin: “Ju janë lejuar të tjerat (përveç atyre që u përmendën)...” (Nisa, 24) Ikrime tregon se Ibn Abasi ka thënë: “Nëse dikush bën amoralitet me motrën e gruas, nuk i bëhet haram gruaja e tij.” Tregohet se Jahja Kindiu ka transmetuar prej Shabiut dhe Ebu Xhaferit fjalët: “Atij që dëfrehet me një fëmijë mashkull dhe bën homoseksualizëm me të, nuk i lejohet të martohet me nënën e atij fëmije.” Por, ky farë Jahjai nuk është i njohur dhe askush tjetër nuk i ka transmetuar këto fjalë kështu. Ikrime tregon se Ibn Abasi ka thënë: “Nëse bën amoralitet me nënën e gruas, nuk i bëhet haram gruaja e tij.” Ndërkaq, Ebu Nasri përcjell nga Ibn Abasi se kjo vepër e bën të ndaluar (gruan e tij). Por, ky farë Ebu Nasri nuk njihet se ka mësuar prej Ibn Abasit. Ndërkaq, nga Imran ibn Husajni, Xhabir ibn Zejdi, Haseni dhe disa banorë të Irakut përcillet: “(Nëse bën amoralitet me nënën e gruas) gruaja i bëhet e ndaluar.” Ebu Hurejra ka thënë: “Gruaja nuk i bëhet e ndaluar, derisa ta shtrijë përtokë (nënën e gruas).” Pra, derisa të bëjë marrëdhënie intime me të. Ibn Musejebi, Urve dhe Zuhriu kanë thënë: “(Edhe nëse e bën këtë) gruaja i lejohet atij. Zuhriu tregon se Aliu ka thënë: “Nuk i ndalohet.” Por, edhe ky transmetim është i shkëputur.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Martesa",
    "position": 67,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/67/martesa"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5105",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "وَقَالَ لَنَا أَحْمَدُ بْنُ حَنْبَلٍ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ، عَنْ سُفْيَانَ: حَدَّثَنِي حَبِيبٌ، عَنْ سَعِيدٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: حَرُمَ مِنَ النَّسَبِ سَبْعٌ، وَمِنَ الصِّهْرِ سَبْعٌ. ثُمَّ قَرَأَ: ﴿حُرِّمَتْ عَلَيْكُمْ أُمَّهَاتُكُمْ﴾ . [النساء: ٢٣] الآيَةَ. وَجَمَعَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ جَعْفَرٍ بَيْنَ ابْنَةِ عَلِيٍّ وَامْرَأَةِ عَلِيٍّ. وَقَالَ ابْنُ سِيرِينَ: لاَ بَأْسَ بِهِ. وَكَرِهَهُ الْحَسَنُ مَرَّةً ثُمَّ قَالَ: لاَ بَأْسَ بِهِ. وَجَمَعَ الْحَسَنُ بْنُ الْحَسَنِ بْنِ عَلِيٍّ بَيْنَ ابْنَتَىْ عَمٍّ فِي لَيْلَةٍ، وَكَرِهَهُ جَابِرُ بْنُ زَيْدٍ لِلْقَطِيعَةِ، وَلَيْسَ فِيهِ تَحْرِيمٌ لِقَوْلِهِ تَعَالَى: ﴿وَأُحِلَّ لَكُمْ مَا وَرَاءَ ذَلِكُمْ﴾ [النساء: ٢٤] وَقَالَ عِكْرِمَةُ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: إِذَا زَنَى بِأُخْتِ امْرَأَتِهِ لَمْ تَحْرُمْ عَلَيْهِ امْرَأَتُهُ. وَيُرْوَى عَنْ يَحْيَى الْكِنْدِيِّ عَنِ الشَّعْبِيِّ وَأَبِي جَعْفَرٍ، فِيمَنْ يَلْعَبُ بِالصَّبِيِّ: إِنْ أَدْخَلَهُ فِيهِ، فَلاَ يَتَزَوَّجَنَّ أُمَّهُ، وَيَحْيَى هَذَا غَيْرُ مَعْرُوفٍ، لَمْ يُتَابَعْ عَلَيْهِ. وَقَالَ عِكْرِمَةُ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: إِذَا زَنَى بِهَا لَمْ تَحْرُمْ عَلَيْهِ امْرَأَتُهُ. وَيُذْكَرُ عَنْ أَبِي نَصْرٍ أَنَّ ابْنَ عَبَّاسٍ حَرَّمَهُ. وَأَبُو نَصْرٍ هَذَا لَمْ يُعْرَفْ بِسَمَاعِهِ مِنِ ابْنِ عَبَّاسٍ. وَيُرْوَى عَنْ عِمْرَانَ بْنِ حُصَيْنٍ وَجَابِرِ بْنِ زَيْدٍ وَالْحَسَنِ وَبَعْضِ أَهْلِ الْعِرَاقِ تَحْرُمُ عَلَيْهِ. وَقَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: لاَ تَحْرُمُ حَتَّى يُلْزِقَ بِالأَرْضِ يَعْنِي يُجَامِعَ. وَجَوَّزَهُ ابْنُ الْمُسَيَّبِ وَعُرْوَةُ وَالزُّهْرِيُّ. وَقَالَ الزُّهْرِيُّ: قَالَ عَلِيٌّ: لاَ تَحْرُمُ. وَهَذَا مُرْسَلٌ.",
    "albanian": "Ahmed ibn Hanbeli na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi nga Sufjani, e këtij i ka treguar Habibi, e ky nga Seidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Për shkak të gjenealogjisë ju ndalohet të martoheni me shtatë gra dhe për shkak të krushqisë me shtatë të tjera. Pastaj e lexoi ajetin: “Ju ndalohet martesa me nënat tuaja...” (Nisa, 23) Abdullah ibn Xhaferi i ka bashkuar nën një kurorë të bijën dhe gruan e Aliut (kjo nuk ishte nëna e së parës). Ibn Sirini ka thënë se kjo gjë është e lejuar. Ndërkaq, Haseni, në fillim, urrente një gjë të tillë, por pastaj e lejoi (bashkimin e gruas dhe vajzës së një burri, nën një kurorë). Hasen ibn Hasen ibn Aliu i bashkoi në një kurorë, brenda një nate, dy vajzat e xhaxhallarëve. Ndërkaq, Xhabir ibn Zejdi e urrente këtë gjë, për shkak të shkëputjes së lidhjes familjare, edhe pse nuk është e ndaluar, duke u bazuar në ajetin: “Ju janë lejuar të tjerat (përveç atyre që u përmendën)...” (Nisa, 24) Ikrime tregon se Ibn Abasi ka thënë: “Nëse dikush bën amoralitet me motrën e gruas, nuk i bëhet haram gruaja e tij.” Tregohet se Jahja Kindiu ka transmetuar prej Shabiut dhe Ebu Xhaferit fjalët: “Atij që dëfrehet me një fëmijë mashkull dhe bën homoseksualizëm me të, nuk i lejohet të martohet me nënën e atij fëmije.” Por, ky farë Jahjai nuk është i njohur dhe askush tjetër nuk i ka transmetuar këto fjalë kështu. Ikrime tregon se Ibn Abasi ka thënë: “Nëse bën amoralitet me nënën e gruas, nuk i bëhet haram gruaja e tij.” Ndërkaq, Ebu Nasri përcjell nga Ibn Abasi se kjo vepër e bën të ndaluar (gruan e tij). Por, ky farë Ebu Nasri nuk njihet se ka mësuar prej Ibn Abasit. Ndërkaq, nga Imran ibn Husajni, Xhabir ibn Zejdi, Haseni dhe disa banorë të Irakut përcillet: “(Nëse bën amoralitet me nënën e gruas) gruaja i bëhet e ndaluar.” Ebu Hurejra ka thënë: “Gruaja nuk i bëhet e ndaluar, derisa ta shtrijë përtokë (nënën e gruas).” Pra, derisa të bëjë marrëdhënie intime me të. Ibn Musejebi, Urve dhe Zuhriu kanë thënë: “(Edhe nëse e bën këtë) gruaja i lejohet atij. Zuhriu tregon se Aliu ka thënë: “Nuk i ndalohet.” Por, edhe ky transmetim është i shkëputur.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5105.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5105.json"
  }
}