Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Hishami se Urve tregon: “Havle bint Hakimi ishte një nga gratë që ia vetafroi vetveten Pejgamberit ﷺ. Aishja kishte thënë: “A nuk i vjen turp një gruaje që t'i vetafrojë vetveten një burri?” E, pasi zbriti ajeti: “Ti mund të largosh kë të duash prej tyre...”, (Ahzab, 51) Aishja tha: “O i Dërguari i Allahut, kam përshtypjen se Zoti yt po shpejton në realiz imin e dëshirave të tua.” Këtë e kanë transmetuar edhe Ebu Seid Muedibi, Muhamed ibn Bishri dhe Abde nga Hishami, e ky nga i ati, e ky nga Aishja, duke plotësuar njëri-tjetrin.
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سَلاَمٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ فُضَيْلٍ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: كَانَتْ خَوْلَةُ بِنْتُ حَكِيمٍ مِنَ اللاَّئِي وَهَبْنَ أَنْفُسَهُنَّ لِلنَّبِيِّ ﷺ فَقَالَتْ عَائِشَةُ: أَمَا تَسْتَحِي الْمَرْأَةُ أَنْ تَهَبَ نَفْسَهَا لِلرَّجُلِ؟ فَلَمَّا نَزَلَتْ: ﴿ تُرْجِئُ مَنْ تَشَاءُ مِنْهُنَّ ﴾ [الأحزاب: ٥١] قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَا أَرَى رَبَّكَ إِلاَّ يُسَارِعُ فِي هَوَاكَ. رَوَاهُ أَبُو سَعِيدٍ الْمُؤَدِّبُ وَمُحَمَّدُ بْنُ بِشْرٍ وَعَبْدَةُ عَنْ هِشَامٍ عَنْ أَبِيهِ عَنْ عَائِشَةَ يَزِيدُ بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ.