Sahihu i Buhariut — Hadithi 5119

Martesa · Transmetuesi: Seleme ibn Ekvai

Shqip

Ibn Ebu Dhiëbi na ka thënë: Më ka treguar Ijas ibn Seleme ibn Ekvai se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çdo burrë dhe grua që bëjnë marrëveshje (për martesë mut'a) , bashkëjetesa e tyre të jetë tri net. E, nëse dëshirojnë ta zgjasin (afatin, le ta zgjasin) ose ta ndërpresin, atëherë le ta ndërpresin.” Seleme shtoi: “Nuk e di nëse kjo ishte vetëm për ne (sahabët) apo për të gjithë njerëzit.” Buhariu thotë: “Aliu, duke përcjellë nga Pejgamberi ﷺ, ka sqaruar se kjo dispozitë është shfuqizuar.”

Arabisht

وَقَالَ ابْنُ أَبِي ذِئْبٍ: حَدَّثَنِي إِيَاسُ بْنُ سَلَمَةَ بْنِ الأَكْوَعِ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ: "أَيُّمَا رَجُلٍ وَامْرَأَةٍ تَوَافَقَا فَعِشْرَةُ مَا بَيْنَهُمَا ثَلاَثُ لَيَالٍ فَإِنْ أَحَبَّا أَنْ يَتَزَايَدَا أَوْ يَتَتَارَكَا تَتَارَكَا". فَمَا أَدْرِي أَشَىْءٌ كَانَ لَنَا خَاصَّةً أَمْ لِلنَّاسِ عَامَّةً. قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: وَبَيَّنَهُ عَلِيٌّ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّهُ مَنْسُوخٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5119