Sahihu i Buhariut — Hadithi 5121

Martesa · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua ia propozoi vetveten Pejgamberit ﷺ. Një burrë i tha: “O i Dërguari i Allahut! Martoje me mua!” - “A ke diçka për t'i ofruar (për mehër) ?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Nuk kam asgjë! - iu përgjigj ai. - “Shko dhe kërko, qoftë dhe një unazë prej hekuri!” Ai shkoi dhe u kthye, pastaj tha: “Jo, për Allahun, nuk gjeta asgjë, madje as një unazë prej hekuri. E po, ja ku e kam izarin, le ta marrë ajo gjysmën.” Sehli thotë: “Ai nuk kishte rida.” - “Çfarë të bëjë ajo me izarin tënd? Nëse do ta veshësh ti, asaj s'do t'i mbetet gjë, e, nëse ajo e vesh, ti s'do të kesh asgjë për të veshur”, - tha Pejgamberi ﷺ. Burri u ul dhe qëndroi ashtu për një kohë. Pastaj u ngrit dhe Pejgamberi ﷺ e pa (se donte të largohej), andaj e thirri ose dërgoi dikë për ta thirrur, e në atë rast i tha: - “Di Kuran përmendsh ti?” - Di këtë sure dhe atë sure, - tha ai duke i numëruar. - “Po të martojmë me të, e për mehër mësoja pjesët që di përmendsh nga Kurani ”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي مَرْيَمَ: حَدَّثَنَا أَبُو غَسَّانَ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو حَازِمٍ، عَنْ سَهْلٍ: أَنَّ امْرَأَةً عَرَضَتْ نَفْسَهَا عَلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ لَهُ رَجُلٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ زَوِّجْنِيهَا. فَقَالَ: "مَا عِنْدَكَ؟" قَالَ: مَا عِنْدِي شَىْءٌ. قَالَ: "اذْهَبْ فَالْتَمِسْ وَلَوْ خَاتَمًا مِنْ حَدِيدٍ". فَذَهَبَ ثُمَّ رَجَعَ فَقَالَ: لاَ وَاللَّهِ مَا وَجَدْتُ شَيْئًا، وَلاَ خَاتَمًا مِنْ حَدِيدٍ، وَلَكِنْ هَذَا إِزَارِي وَلَهَا نِصْفُهُ - قَالَ سَهْلٌ: وَمَا لَهُ رِدَاءٌ -. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "وَمَا تَصْنَعُ بِإِزَارِكَ؟ إِنْ لَبِسْتَهُ لَمْ يَكُنْ عَلَيْهَا مِنْهُ شَىْءٌ، وَإِنْ لَبِسَتْهُ لَمْ يَكُنْ عَلَيْكَ مِنْهُ شَىْءٌ". فَجَلَسَ الرَّجُلُ حَتَّى إِذَا طَالَ مَجْلَسُهُ قَامَ فَرَآهُ النَّبِيُّ ﷺ فَدَعَاهُ أَوْ دُعِي لَهُ فَقَالَ لَهُ: "مَاذَا مَعَكَ مِنَ الْقُرْآنِ؟" فَقَالَ: مَعِي سُورَةُ كَذَا وَسُورَةُ كَذَا لِسُوَرٍ يُعَدِّدُهَا. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَمْلَكْنَاكَهَا بِمَا مَعَكَ مِنَ الْقُرْآنِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5121