{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5122",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5122",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5122",
  "text": "Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton rrëfimin e Omerit, kur Hunejs ibn Hudhafe Sehmiu, një shok i të Dërguarit të Allahut ﷺ, vdiq në Medinë dhe e la Hafsë bint Omerin të ve. Ai rrëfen: “Shkova tek Othman ibn Afani dhe ia propozova Hafsën.” Ai tha: “Do të mendohem.” Prita disa net, pastaj më takoi dhe më tha: “Kam vendosur që, për momentin, të mos martohem. Pastaj e takova Ebu Bekrin dhe i thashë: “Nëse do, po ta jap Hafsë bint Omerin për grua.” Ebu Bekri heshti e nuk më tha asgjë. Kjo më hidhëroi më shumë sesa e Othmanit. Pas disa netësh, i Dërguari i Allahut ﷺ e kërkoi dorën e saj, kështu që ia dhashë për grua. Kur Ebu Bekri më takoi, më tha: “Ndoshta më je hidhëruar që nuk t'u përgjigja kur ma propozove Hafsën?” I thashë: “Po.” Ai më tha: “Gjëja e vetme që më pengoi të të përgjigjem ishte fakti se i Dërguari i Allahut ﷺ e pati përmendur Hafsën. Nuk desha ta përhap sekretin e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Sikur ta linte ai, unë do ta pranoja.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Martesa",
    "position": 67,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/67/martesa"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5122",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Omeri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ، عَنْ صَالِحِ بْنِ كَيْسَانَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَالِمُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ أَنَّهُ: سَمِعَ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - يُحَدِّثُ: أَنَّ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ حِينَ تَأَيَّمَتْ حَفْصَةُ بِنْتُ عُمَرَ مِنْ خُنَيْسِ بْنِ حُذَافَةَ السَّهْمِيِّ - وَكَانَ مِنْ أَصْحَابِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَتُوُفِّيَ بِالْمَدِينَةِ - فَقَالَ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ: أَتَيْتُ عُثْمَانَ بْنَ عَفَّانَ فَعَرَضْتُ عَلَيْهِ حَفْصَةَ فَقَالَ: سَأَنْظُرُ فِي أَمْرِي. فَلَبِثْتُ لَيَالِيَ ثُمَّ لَقِيَنِي فَقَالَ: قَدْ بَدَا لِي أَنْ لاَ أَتَزَوَّجَ يَوْمِي هَذَا. قَالَ عُمَرُ: فَلَقِيتُ أَبَا بَكْرٍ الصِّدِّيقَ فَقُلْتُ: إِنْ شِئْتَ زَوَّجْتُكَ حَفْصَةَ بِنْتَ عُمَرَ. فَصَمَتَ أَبُو بَكْرٍ فَلَمْ يَرْجِعْ إِلَىَّ شَيْئًا، وَكُنْتُ أَوْجَدَ عَلَيْهِ مِنِّي عَلَى عُثْمَانَ، فَلَبِثْتُ لَيَالِيَ ثُمَّ خَطَبَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَأَنْكَحْتُهَا إِيَّاهُ، فَلَقِيَنِي أَبُو بَكْرٍ فَقَالَ: لَقَدْ وَجَدْتَ عَلَىَّ حِينَ عَرَضْتَ عَلَىَّ حَفْصَةَ فَلَمْ أَرْجِعْ إِلَيْكَ شَيْئًا. قَالَ عُمَرُ: قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ أَبُو بَكْرٍ: فَإِنَّهُ لَمْ يَمْنَعْنِي أَنْ أَرْجِعَ إِلَيْكَ فِيمَا عَرَضْتَ عَلَىَّ إِلاَّ أَنِّي كُنْتُ عَلِمْتُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَدْ ذَكَرَهَا، فَلَمْ أَكُنْ لِأُفْشِيَ سِرَّ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَلَوْ تَرَكَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَبِلْتُهَا.",
    "albanian": "Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton rrëfimin e Omerit, kur Hunejs ibn Hudhafe Sehmiu, një shok i të Dërguarit të Allahut ﷺ, vdiq në Medinë dhe e la Hafsë bint Omerin të ve. Ai rrëfen: “Shkova tek Othman ibn Afani dhe ia propozova Hafsën.” Ai tha: “Do të mendohem.” Prita disa net, pastaj më takoi dhe më tha: “Kam vendosur që, për momentin, të mos martohem. Pastaj e takova Ebu Bekrin dhe i thashë: “Nëse do, po ta jap Hafsë bint Omerin për grua.” Ebu Bekri heshti e nuk më tha asgjë. Kjo më hidhëroi më shumë sesa e Othmanit. Pas disa netësh, i Dërguari i Allahut ﷺ e kërkoi dorën e saj, kështu që ia dhashë për grua. Kur Ebu Bekri më takoi, më tha: “Ndoshta më je hidhëruar që nuk t'u përgjigja kur ma propozove Hafsën?” I thashë: “Po.” Ai më tha: “Gjëja e vetme që më pengoi të të përgjigjem ishte fakti se i Dërguari i Allahut ﷺ e pati përmendur Hafsën. Nuk desha ta përhap sekretin e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Sikur ta linte ai, unë do ta pranoja.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5122.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5122.json"
  }
}