Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahimi, e ky nga Esvedi, e ky nga Aishja. Ameshi ka thënë: Na ka treguar Muslimi se Mesruku tregon: “Në prani të Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u përmendën gjërat që e ndërpresin namazin: qeni, gomari dhe femra.” Ajo tha: “Na krahasuat me gomarët dhe qentë. Betohem në Allahun se e kam parë Pejgamberin ﷺ duke u falur, ndërkohë unë qëndroja shtrirë në shtrat, mes tij dhe kiblës. Kur më paraqitej ndonjë nevojë, më vinte keq të ulesha e ta pengoja Pejgamberin ﷺ, andaj zvarritesha ngadalë, nga këmbët e tij (për të dalë nga shtrati).”
حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصٍ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبِي قَالَ: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ قَالَ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ، عَنِ الأَسْوَدِ، عَنْ عَائِشَةَ،. قَالَ الأَعْمَشُ: وَحَدَّثَنِي مُسْلِمٌ، عَنْ مَسْرُوقٍ، عَنْ عَائِشَةَ، ذُكِرَ عِنْدَهَا مَا يَقْطَعُ الصَّلاَةَ الْكَلْبُ وَالْحِمَارُ وَالْمَرْأَةُ فَقَالَتْ: شَبَّهْتُمُونَا بِالْحُمُرِ وَالْكِلاَبِ، وَاللَّهِ لَقَدْ رَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ يُصَلِّي، وَإِنِّي عَلَى السَّرِيرِ - بَيْنَهُ وَبَيْنَ الْقِبْلَةِ - مُضْطَجِعَةً فَتَبْدُو لِي الْحَاجَةُ، فَأَكْرَهُ أَنْ أَجْلِسَ فَأُوذِيَ النَّبِيَّ ﷺ فَأَنْسَلُّ مِنْ عِنْدِ رِجْلَيْهِ.