Sahihu i Buhariut — Hadithi 5142

Martesa · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Xhurejxhi, e ky e ka dëgjuar Nafiun se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar që muslimanët t'i ndërhyjnë njëri-tjetrit në tregti dhe ta kërkojë dorën e një vajze që tanimë e ka kërkuar vëllai i tij, derisa ai ta lërë a t'i japë leje këtij për ta kërkuar.

Arabisht

حَدَّثَنَا مَكِّيُّ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا ابْنُ جُرَيْجٍ قَالَ: سَمِعْتُ نَافِعًا يُحَدِّثُ: أَنَّ ابْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - كَانَ يَقُولُ: نَهَى النَّبِيُّ ﷺ أَنْ يَبِيعَ بَعْضُكُمْ عَلَى بَيْعِ بَعْضٍ، وَلاَ يَخْطُبَ الرَّجُلُ عَلَى خِطْبَةِ أَخِيهِ، حَتَّى يَتْرُكَ الْخَاطِبُ قَبْلَهُ، أَوْ يَأْذَنَ لَهُ الْخَاطِبُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5142