{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5145",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5145",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5145",
  "text": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton rrëfimin e Omer ibn Hatabit, pasi Hafsa kishte mbetur e vejë, i cili rrëfen: “E takova Ebu Bekrin dhe i thashë: “Nëse do, po ta jap Hafsë bint Omerin për grua.” Pas disa netësh pritjeje, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi dhe e kërkoi dorën e saj. Kur Ebu Bekri më takoi pas kësaj, më tha: “Gjëja e vetme që më pengoi të të përgjigjem ishte fakti se i Dërguari i Allahut ﷺ e pati përmendur Hafsën. Nuk desha ta përhap sekretin e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Sikur ta linte ai, unë do ta pranoja.” Transmetimin e Shuajbit e fuqizojnë Junusi, Musa ibn Ukbe dhe Ibn Ebu Atiku nga Zuhriu.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Martesa",
    "position": 67,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/67/martesa"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5145",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Omeri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَالِمُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ أَنَّهُ: سَمِعَ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - يُحَدِّثُ أَنَّ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ - حِينَ تَأَيَّمَتْ حَفْصَةُ - قَالَ عُمَرُ: لَقِيتُ أَبَا بَكْرٍ فَقُلْتُ: إِنْ شِئْتَ أَنْكَحْتُكَ حَفْصَةَ بِنْتَ عُمَرَ. فَلَبِثْتُ لَيَالِيَ ثُمَّ خَطَبَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَلَقِيَنِي أَبُو بَكْرٍ فَقَالَ: إِنَّهُ لَمْ يَمْنَعْنِي أَنْ أَرْجِعَ إِلَيْكَ فِيمَا عَرَضْتَ إِلاَّ أَنِّي قَدْ عَلِمْتُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَدْ ذَكَرَهَا فَلَمْ أَكُنْ لِأُفْشِيَ سِرَّ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَلَوْ تَرَكَهَا لَقَبِلْتُهَا. تَابَعَهُ يُونُسُ وَمُوسَى بْنُ عُقْبَةَ وَابْنُ أَبِي عَتِيقٍ عَنِ الزُّهْرِيِّ.",
    "albanian": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton rrëfimin e Omer ibn Hatabit, pasi Hafsa kishte mbetur e vejë, i cili rrëfen: “E takova Ebu Bekrin dhe i thashë: “Nëse do, po ta jap Hafsë bint Omerin për grua.” Pas disa netësh pritjeje, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi dhe e kërkoi dorën e saj. Kur Ebu Bekri më takoi pas kësaj, më tha: “Gjëja e vetme që më pengoi të të përgjigjem ishte fakti se i Dërguari i Allahut ﷺ e pati përmendur Hafsën. Nuk desha ta përhap sekretin e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Sikur ta linte ai, unë do ta pranoja.” Transmetimin e Shuajbit e fuqizojnë Junusi, Musa ibn Ukbe dhe Ibn Ebu Atiku nga Zuhriu."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5145.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5145.json"
  }
}