Musededi na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Halid ibn Dhekvani se Rubeja bint Muavidh ibn Afraja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ditën që u martova, Pejgamberi ﷺ erdhi tek unë dhe u ul në shtratin tim, ashtu siç je ulur ti me mua. Disa vajza të reja i binin defit dhe u këndonin baballarëve tanë që ishin vrarë në Bedër, derisa njëra prej tyre tha: “Në mesin tonë ka Pejgamber, që e di edhe të nesërmen.” Në atë rast ai tha: “Mos thuaj ashtu, por vazhdo me atë që po thoshe më herët.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا بِشْرُ بْنُ الْمُفَضَّلِ: حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ ذَكْوَانَ قَالَ: قَالَتِ الرُّبَيِّعُ بِنْتُ مُعَوِّذٍ ابْنِ عَفْرَاءَ: جَاءَ النَّبِيُّ ﷺ فَدَخَلَ حِينَ بُنِيَ عَلَىَّ، فَجَلَسَ عَلَى فِرَاشِي كَمَجْلِسِكَ مِنِّي، فَجَعَلَتْ جُوَيْرِيَاتٌ لَنَا يَضْرِبْنَ بِالدُّفِّ وَيَنْدُبْنَ مَنْ قُتِلَ مِنْ آبَائِي يَوْمَ بَدْرٍ، إِذْ قَالَتْ إِحْدَاهُنَّ: وَفِينَا نَبِيٌّ يَعْلَمُ مَا فِي غَدٍ. فَقَالَ: "دَعِي هَذِهِ، وَقُولِي بِالَّذِي كُنْتِ تَقُولِينَ".