Ibrahimi ka thënë Ebu Othmani tregon: “Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kaloi nga Xhamia Beni Rifa dhe tha: “Kur Pejgamberi ﷺ kalonte nga shtëpia e Umu Sulejmit, hynte dhe i jepte selam.” Pastaj vazhdoi: “Kur Pejgamberi ﷺ u martua me Zejneben, Umu Sulejmi më tha: “Sikur t'i dhuronim diçka të Dërguarit të Allahut ﷺ!” Unë i thashë: “Dhuroji, pra!” Kështu, ajo mori ca hurma, gjalpë dhe djathë, përgatiti një gjellë në tenxhere dhe më porositi t'ia dërgoja Pejgamberit ﷺ. Kur ia çova dhuratën, ai më tha: “Lëre këtu!” Pastaj m'u drejtua: “M'i thirr këta njerëz, - të cilëve ua përmendi emrat, - si dhe ndokënd që takon (rrugës) .” Veprova siç më tha dhe, kur u ktheva, shtëpia ishte mbushur me njerëz. E pashë Pejgamberin ﷺ t'i kishte vendosur duart në tenxhere duke u lutur, aq sa deshi Allahu. Pastaj filloi t'i thërriste të pranishmit dhjetë nga dhjetë, që të hanin prej saj, ndërkohë u thoshte: “Thoni “bismilah” dhe secili le të hajë para vetes!” Kjo zgjati derisa të gjithë hëngrën dhe u shpërndanë. Doli kush doli, porse disa persona mbetën duke biseduar. Unë fillova të mërzitem (prej tyre), kurse Pejgamberi ﷺ shkoi në shtëpitë e grave të tjera. Më pas, shkova ta kërkoja dhe i thashë: “Ata kanë shkuar.” Atëherë ai u kthye në shtëpi dhe e lëshoi perden. Unë isha brenda, kur ai filloi të lexojë ajetin: “O besimtarë, mos hyni në shtëpitë e të Dërguarit, përveç rastit kur ju është dhënë leje për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit)! Hyni vetëm kur t'ju thërrasin dhe, pasi të hani, shpërndahuni! Mos qëndroni pas ushqimit për të biseduar me njëri-tjetrin. Kjo, me të vërtetë, e shqetësonte të Dërguarin e ai turpërohej (që t'jua thoshte këtë), ndërsa Allahu nuk turpërohet që t'jua thotë të vërtetën...” (Ahzab, 53) Ebu Othmani shton: “Enesi tregon se i ka shërbyer të Dërguarit të Allahut ﷺ dhjetë vjet radhazi.”
وَقَالَ إِبْرَاهِيمُ عَنْ أَبِي عُثْمَانَ - وَاسْمُهُ الْجَعْدُ - عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ قَالَ: مَرَّ بِنَا فِي مَسْجِدِ بَنِي رِفَاعَةَ فَسَمِعْتُهُ يَقُولُ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ إِذَا مَرَّ بِجَنَبَاتِ أُمِّ سُلَيْمٍ دَخَلَ عَلَيْهَا فَسَلَّمَ عَلَيْهَا، ثُمَّ قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ عَرُوسًا بِزَيْنَبَ فَقَالَتْ لِي أُمُّ سُلَيْمٍ: لَوْ أَهْدَيْنَا لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ هَدِيَّةً فَقُلْتُ لَهَا: افْعَلِي. فَعَمَدَتْ إِلَى تَمْرٍ وَسَمْنٍ وَأَقِطٍ، فَاتَّخَذَتْ حَيْسَةً فِي بُرْمَةٍ، فَأَرْسَلَتْ بِهَا مَعِي إِلَيْهِ، فَانْطَلَقْتُ بِهَا إِلَيْهِ فَقَالَ لِي: "ضَعْهَا". ثُمَّ أَمَرَنِي فَقَالَ: "ادْعُ لِي رِجَالاً - سَمَّاهُمْ ـ وَادْعُ لِي مَنْ لَقِيتَ". قَالَ: فَفَعَلْتُ الَّذِي أَمَرَنِي فَرَجَعْتُ فَإِذَا الْبَيْتُ غَاصٌّ بِأَهْلِهِ، فَرَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ وَضَعَ يَدَيْهِ عَلَى تِلْكَ الْحَيْسَةِ، وَتَكَلَّمَ بِهَا مَا شَاءَ اللَّهُ، ثُمَّ جَعَلَ يَدْعُو عَشَرَةً عَشَرَةً، يَأْكُلُونَ مِنْهُ، وَيَقُولُ لَهُمُ: "اذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ، وَلْيَأْكُلْ كُلُّ رَجُلٍ مِمَّا يَلِيهِ". قَالَ: حَتَّى تَصَدَّعُوا كُلُّهُمْ عَنْهَا، فَخَرَجَ مِنْهُمْ مَنْ خَرَجَ، وَبَقِيَ نَفَرٌ يَتَحَدَّثُونَ قَالَ: وَجَعَلْتُ أَغْتَمُّ، ثُمَّ خَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ نَحْوَ الْحُجُرَاتِ، وَخَرَجْتُ فِي إِثْرِهِ فَقُلْتُ: إِنَّهُمْ قَدْ ذَهَبُوا. فَرَجَعَ فَدَخَلَ الْبَيْتَ، وَأَرْخَى السِّتْرَ، وَإِنِّي لَفِي الْحُجْرَةِ، وَهُوَ يَقُولُ: ﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لاَ تَدْخُلُوا بُيُوتَ النَّبِيِّ إِلاَّ أَنْ يُؤْذَنَ لَكُمْ إِلَى طَعَامٍ غَيْرَ نَاظِرِينَ إِنَاهُ وَلَكِنْ إِذَا دُعِيتُمْ فَادْخُلُوا فَإِذَا طَعِمْتُمْ فَانْتَشِرُوا وَلاَ مُسْتَأْنِسِينَ لِحَدِيثٍ إِنَّ ذَلِكُمْ كَانَ يُؤْذِي النَّبِيَّ فَيَسْتَحْيِي مِنْكُمْ وَاللَّهُ لاَ يَسْتَحْيِي مِنَ الْحَقِّ...﴾ [الأحزاب: ٥٣] قَالَ أَبُو عُثْمَانَ: قَالَ أَنَسٌ: إِنَّهُ خَدَمَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَشْرَ سِنِينَ.