{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5166",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5166",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5166",
  "text": "Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Medinë, unë isha dhjetëvjeçar. Nënat e mia (nëna dhe tezet) vazhdimisht më nxisnin që t'i shërbeja Pejgamberit ﷺ. Rrjedhimisht, i kam shërbyer dhjetë vjet me radhë. Kur Pejgamberi ﷺ vdiq, unë isha njëzetvjeçar dhe isha më i dituri se kur ka zbritur urdhri i mbulesës. Ajetet e para që kanë zbritur (për mbulesën) janë ato kur i Dërguari i Allahut ﷺ u martua me Zejnebe bint Xhahshin: ai hyri dhëndër, pastaj ftoi njerëzit, të cilët hëngrën dhe u larguan. Por, një grup prej tyre mbetën te Pejgamberi ﷺ dhe e zgjatën ndejën. Atëherë, Pejgamberi ﷺ u ngrit dhe doli. Kështu, dola edhe unë, që edhe ata të dilnin. Pejgamberi ﷺ eci, e edhe unë pas tij, derisa arriti te pragu i dhomës së Aishes. Pasi ia mori mendja se ata kishin shkuar, u kthye, e edhe unë u ktheva me të. Me të hyrë në shtëpinë e Zejnebes, i gjeti ata të ulur. Pra, ende nuk kishin shkuar. Kështu, ai doli sërish, e edhe unë pas tij, derisa arriti te dhoma e Aishes. Kur ia mori mendja se ata kishin shkuar, u kthye, e edhe unë u ktheva me të. Kësaj radhe tanimë ishin larguar. Pejgamberi ﷺ e lëshoi perden mes meje dhe tij, e në atë rast zbritën ajetet e mbulesës.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Martesa",
    "position": 67,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/67/martesa"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5166",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنِي اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّهُ كَانَ ابْنَ عَشْرِ سِنِينَ مَقْدَمَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ الْمَدِينَةَ، فَكَانَ أُمَّهَاتِي يُوَاظِبْنَنِي عَلَى خِدْمَةِ النَّبِيِّ ﷺ فَخَدَمْتُهُ عَشْرَ سِنِينَ، وَتُوُفِّيَ النَّبِيُّ ﷺ وَأَنَا ابْنُ عِشْرِينَ سَنَةً، فَكُنْتُ أَعْلَمَ النَّاسِ بِشَأْنِ الْحِجَابِ حِينَ أُنْزِلَ، وَكَانَ أَوَّلَ مَا أُنْزِلَ فِي مُبْتَنَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ بِزَيْنَبَ ابْنَةِ جَحْشٍ، أَصْبَحَ النَّبِيُّ ﷺ بِهَا عَرُوسًا، فَدَعَا الْقَوْمَ فَأَصَابُوا مِنَ الطَّعَامِ، ثُمَّ خَرَجُوا وَبَقِيَ رَهْطٌ مِنْهُمْ عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ فَأَطَالُوا الْمُكْثَ، فَقَامَ النَّبِيُّ ﷺ فَخَرَجَ وَخَرَجْتُ مَعَهُ لِكَىْ يَخْرُجُوا، فَمَشَى النَّبِيُّ ﷺ وَمَشَيْتُ، حَتَّى جَاءَ عَتَبَةَ حُجْرَةِ عَائِشَةَ، ثُمَّ ظَنَّ أَنَّهُمْ خَرَجُوا فَرَجَعَ وَرَجَعْتُ مَعَهُ، حَتَّى إِذَا دَخَلَ عَلَى زَيْنَبَ فَإِذَا هُمْ جُلُوسٌ لَمْ يَقُومُوا، فَرَجَعَ النَّبِيُّ ﷺ وَرَجَعْتُ مَعَهُ، حَتَّى إِذَا بَلَغَ عَتَبَةَ حُجْرَةِ عَائِشَةَ، وَظَنَّ أَنَّهُمْ خَرَجُوا، فَرَجَعَ وَرَجَعْتُ مَعَهُ فَإِذَا هُمْ قَدْ خَرَجُوا فَضَرَبَ النَّبِيُّ ﷺ بَيْنِي وَبَيْنَهُ بِالسِّتْرِ، وَأُنْزِلَ الْحِجَابُ.",
    "albanian": "Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Medinë, unë isha dhjetëvjeçar. Nënat e mia (nëna dhe tezet) vazhdimisht më nxisnin që t'i shërbeja Pejgamberit ﷺ. Rrjedhimisht, i kam shërbyer dhjetë vjet me radhë. Kur Pejgamberi ﷺ vdiq, unë isha njëzetvjeçar dhe isha më i dituri se kur ka zbritur urdhri i mbulesës. Ajetet e para që kanë zbritur (për mbulesën) janë ato kur i Dërguari i Allahut ﷺ u martua me Zejnebe bint Xhahshin: ai hyri dhëndër, pastaj ftoi njerëzit, të cilët hëngrën dhe u larguan. Por, një grup prej tyre mbetën te Pejgamberi ﷺ dhe e zgjatën ndejën. Atëherë, Pejgamberi ﷺ u ngrit dhe doli. Kështu, dola edhe unë, që edhe ata të dilnin. Pejgamberi ﷺ eci, e edhe unë pas tij, derisa arriti te pragu i dhomës së Aishes. Pasi ia mori mendja se ata kishin shkuar, u kthye, e edhe unë u ktheva me të. Me të hyrë në shtëpinë e Zejnebes, i gjeti ata të ulur. Pra, ende nuk kishin shkuar. Kështu, ai doli sërish, e edhe unë pas tij, derisa arriti te dhoma e Aishes. Kur ia mori mendja se ata kishin shkuar, u kthye, e edhe unë u ktheva me të. Kësaj radhe tanimë ishin larguar. Pejgamberi ﷺ e lëshoi perden mes meje dhe tij, e në atë rast zbritën ajetet e mbulesës.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5166.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5166.json"
  }
}