Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Abdurrahman ibn Aufi u martua me një ensare, Pejgamberi ﷺ e pyeti: - “Sa i dhe për mehër?” - Ar në sasi të bërthamës së hurmës, - tha ai. Humejdi transmeton: “E kam dëgjuar Enesin të thotë: “Kur muhaxhirët erdhën në Medinë, qëndruan tek ensarët. Kështu, Abdurrahman ibn Aufi qëndroi te Sad ibn Rabiu. Sadi i tha: “Po ta ndaj gjysmën e pasurisë dhe po ta lë njërën prej grave të mia.” - Allahu të begatoftë në familjen dhe në pasurinë tënde, - i tha Abdurrahmani dhe shkoi në treg, ku u mor me shitblerje dhe fitoi pak djathë e gjalpë, e më vonë edhe u martua. Pejgamberi ﷺ i tha: “Bëj një gosti, të paktën me një dele!”
حَدَّثَنَا عَلِيٌّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: حَدَّثَنِي حُمَيْدٌ: أَنَّهُ سَمِعَ أَنَسًا - رضى الله عنه - قَالَ: سَأَلَ النَّبِيُّ ﷺ عَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ عَوْفٍ وَتَزَوَّجَ امْرَأَةً مِنَ الأَنْصَارِ: "كَمْ أَصْدَقْتَهَا؟" قَالَ: وَزْنَ نَوَاةٍ مِنْ ذَهَبٍ. وَعَنْ حُمَيْدٍ قَالَ: سَمِعْتُ أَنَسًا قَالَ: لَمَّا قَدِمُوا الْمَدِينَةَ نَزَلَ الْمُهَاجِرُونَ عَلَى الأَنْصَارِ فَنَزَلَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ عَوْفٍ عَلَى سَعْدِ بْنِ الرَّبِيعِ فَقَالَ: أُقَاسِمُكَ مَالِي وَأَنْزِلُ لَكَ عَنْ إِحْدَى امْرَأَتَىَّ. قَالَ: بَارَكَ اللَّهُ لَكَ فِي أَهْلِكَ وَمَالِكَ. فَخَرَجَ إِلَى السُّوقِ فَبَاعَ وَاشْتَرَى فَأَصَابَ شَيْئًا مِنْ أَقِطٍ وَسَمْنٍ فَتَزَوَّجَ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَوْلِمْ وَلَوْ بِشَاةٍ".