Sahihu i Buhariut — Hadithi 5176

Martesa · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulazizi, i biri i Ebu Hazimit, nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Usejd Saidiu e ftoi të Dërguarin e Allahut ﷺ në dasmë. Atë ditë atyre u shërbente gruaja e tij, e cila ishte nuse. E dini çfarë i shërbeu ajo të Dërguarit të Allahut ﷺ? Gjatë natës i kishte vendosur ca hurma në ujë dhe, pasi ai hëngri, ajo ia shërbeu pijen në fjalë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ قَالَ: دَعَا أَبُو أُسَيْدٍ السَّاعِدِيُّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فِي عُرْسِهِ، وَكَانَتِ امْرَأَتُهُ يَوْمَئِذٍ خَادِمَهُمْ وَهِيَ الْعَرُوسُ، قَالَ سَهْلٌ: تَدْرُونَ مَا سَقَتْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ؟ أَنْقَعَتْ لَهُ تَمَرَاتٍ مِنَ اللَّيْلِ، فَلَمَّا أَكَلَ سَقَتْهُ إِيَّاهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5176