{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5197",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5197",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5197",
  "text": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ u bë eklipsi diellor, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ e fali namazin (e eklipsit), e bashkë me të edhe sahabët. Qëndroi gjatë në këmbë, përafërsisht aq sa të lexohet surja Bekare, pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë. U ngrit dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e parë, ra në ruku dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e parë U ngrit sërish në këmbë dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e fundit, pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e fundit. U ngrit sërish dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e fundit, pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e fundit. Pastaj u ngrit, e më pas ra në sexhde. Me ta kryer, Dielli ishte shfaqur tërësisht, e në atë rast tha: - “Dielli dhe Hëna janë argumente të Allahut, andaj eklipsi i tyre nuk ndodh si pasojë e vdekjes a lindjes së ndokujt. Kur t'i shihni, përmendeni Allahun.” - O i Dërguari i Allahut! Të pamë duke marrë diçka sa qe në namaz, pastaj të pamë duke u tërhequr mbrapa (çfarë ndodhi)? - e pyetën sahabët. - “E pashë Xhenetin dhe u zgjata të kap një kalavesh (rrushi) . Sikur ta merrja, do të kishit ngrënë prej tij derisa të ekzistojë kjo botë. E pashë edhe Zjarrin. Nuk kam parë ndonjëherë pamje më të tmerrshme sesa sot. Po ashtu, pashë se banorët më të shumtë të tij (Zjarrit) janë gratë”, - u tha Pejgamberi ﷺ. - Për ç'arsye, o i Dërguari i Allahut? - e pyetën. - “Për shkak të mohimit të tyre”, - u tha. - E mohojnë Allahun?! - e pyetën shokët e tij. - “E mohojnë mirësjelljen ndaj burrit dhe e mohojnë mirësinë. Edhe nëse je vazhdimisht i mirë me të, po qe se vëren diçka jo të mirë te ti, thotë: “Kurrë nuk kam parë asnjë të mirë prej teje”, - u tregoi Pejgamberi ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Martesa",
    "position": 67,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/67/martesa"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5197",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبَّاسٍ: أَنَّهُ قَالَ: خَسَفَتِ الشَّمْسُ عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَصَلَّى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَالنَّاسُ مَعَهُ، فَقَامَ قِيَامًا طَوِيلاً نَحْوًا مِنْ سُورَةِ الْبَقَرَةِ، ثُمَّ رَكَعَ رُكُوعًا طَوِيلاً، ثُمَّ رَفَعَ فَقَامَ قِيَامًا طَوِيلاً وَهُوَ دُونَ الْقِيَامِ الأَوَّلِ، ثُمَّ رَكَعَ رُكُوعًا طَوِيلاً وَهُوَ دُونَ الرُّكُوعِ الأَوَّلِ، ثُمَّ رَفَعَ ثُمَّ سَجَدَ. ثُمَّ قَامَ فَقَامَ قِيَامًا طَوِيلاً وَهُوَ دُونَ الْقِيَامِ الأَوَّلِ، ثُمَّ رَكَعَ رُكُوعًا طَوِيلاً وَهُوَ دُونَ الرُّكُوعِ الأَوَّلِ، ثُمَّ رَفَعَ فَقَامَ قِيَامًا طَوِيلاً وَهُوَ دُونَ الْقِيَامِ الأَوَّلِ، ثُمَّ رَكَعَ رُكُوعًا طَوِيلاً وَهُوَ دُونَ الرُّكُوعِ الأَوَّلِ، ثُمَّ رَفَعَ ثُمَّ سَجَدَ، ثُمَّ انْصَرَفَ، وَقَدْ تَجَلَّتِ الشَّمْسُ، فَقَالَ: \"إِنَّ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ آيَتَانِ مِنْ آيَاتِ اللَّهِ لاَ يَخْسِفَانِ لِمَوْتِ أَحَدٍ وَلاَ لِحَيَاتِهِ، فَإِذَا رَأَيْتُمْ ذَلِكَ فَاذْكُرُوا اللَّهَ\". قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، رَأَيْنَاكَ تَنَاوَلْتَ شَيْئًا فِي مَقَامِكَ هَذَا، ثُمَّ رَأَيْنَاكَ تَكَعْكَعْتَ. فَقَالَ: \"إِنِّي رَأَيْتُ الْجَنَّةَ - أَوْ أُرِيتُ الْجَنَّةَ ـ فَتَنَاوَلْتُ مِنْهَا عُنْقُودًا وَلَوْ أَخَذْتُهُ لأَكَلْتُمْ مِنْهُ مَا بَقِيَتِ الدُّنْيَا، وَرَأَيْتُ النَّارَ فَلَمْ أَرَ كَالْيَوْمِ مَنْظَرًا قَطُّ وَرَأَيْتُ أَكْثَرَ أَهْلِهَا النِّسَاءَ\". قَالُوا: لِمَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: \"بِكُفْرِهِنَّ\". قِيلَ: يَكْفُرْنَ بِاللَّهِ؟ قَالَ: \"يَكْفُرْنَ الْعَشِيرَ، وَيَكْفُرْنَ الإِحْسَانَ، وَلَوْ أَحْسَنْتَ إِلَى إِحْدَاهُنَّ الدَّهْرَ، ثُمَّ رَأَتْ مِنْكَ شَيْئًا قَالَتْ: مَا رَأَيْتُ مِنْكَ خَيْرًا قَطُّ\".",
    "albanian": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ u bë eklipsi diellor, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ e fali namazin (e eklipsit), e bashkë me të edhe sahabët. Qëndroi gjatë në këmbë, përafërsisht aq sa të lexohet surja Bekare, pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë. U ngrit dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e parë, ra në ruku dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e parë U ngrit sërish në këmbë dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e fundit, pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e fundit. U ngrit sërish dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e fundit, pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e fundit. Pastaj u ngrit, e më pas ra në sexhde. Me ta kryer, Dielli ishte shfaqur tërësisht, e në atë rast tha: - “Dielli dhe Hëna janë argumente të Allahut, andaj eklipsi i tyre nuk ndodh si pasojë e vdekjes a lindjes së ndokujt. Kur t'i shihni, përmendeni Allahun.” - O i Dërguari i Allahut! Të pamë duke marrë diçka sa qe në namaz, pastaj të pamë duke u tërhequr mbrapa (çfarë ndodhi)? - e pyetën sahabët. - “E pashë Xhenetin dhe u zgjata të kap një kalavesh (rrushi) . Sikur ta merrja, do të kishit ngrënë prej tij derisa të ekzistojë kjo botë. E pashë edhe Zjarrin. Nuk kam parë ndonjëherë pamje më të tmerrshme sesa sot. Po ashtu, pashë se banorët më të shumtë të tij (Zjarrit) janë gratë”, - u tha Pejgamberi ﷺ. - Për ç'arsye, o i Dërguari i Allahut? - e pyetën. - “Për shkak të mohimit të tyre”, - u tha. - E mohojnë Allahun?! - e pyetën shokët e tij. - “E mohojnë mirësjelljen ndaj burrit dhe e mohojnë mirësinë. Edhe nëse je vazhdimisht i mirë me të, po qe se vëren diçka jo të mirë te ti, thotë: “Kurrë nuk kam parë asnjë të mirë prej teje”, - u tregoi Pejgamberi ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5197.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5197.json"
  }
}