{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/520",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/520",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 520",
  "text": "Ahmed ibn Is'hak Surmariu na ka thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibn Musai, e këtij i ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Amër ibn Mejmuni se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se një ditë, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ falej në Qabe, një grup kurejshish po qëndronin në një ndejë të tyren. Njëri prej tyre tha: “A nuk po e shihni këtë që shtiret? Cili prej jush merr përsipër të shkojë te zorrët e devesë së filan fisit dhe t'i sjellë zorrët, gjakun dhe mbeturinat e devesë e t'ia hedhë mbi shpinë kur ai të bjerë në sexhde?” U ngrit më i keqi prej tyre (Ukbe ibn Ebu Muajti) dhe priti derisa i Dërguari i Allahut ﷺ ra në sexhde, e në atë rast ia hodhi ato mbi shpinë, mes dy shpatullave. Pejgamberi ﷺ qëndronte ashtu, kurse ata qeshnin mes vete, saqë, nga të qeshurit, ranë përtokë. Dikush nxitoi për te Fatimja, e cila atëbotë ishte shumë e re, për ta lajmëruar. Ajo erdhi me vrap, kurse Pejgamberi ﷺ qëndronte në sexhde, pa lëvizur, derisa Fatimja ia hoqi ato. Pastaj ajo iu kthye kurejshëve dhe filloi t'i mallkonte. Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundoi namazin, u lut me këto fjalë: “O Allah!, shkatërroji këta kurejshë ! O Allah!, shkatërroji këta kurejshë! - Pastaj i përmendi edhe me emra: O Allah, shkatërroje Amër ibn Hishamin , Utbe ibn Rabian, Shejbe ibn Rabian, Velid ibn Utben, Umeje ibn Halefin, Ukbe ibn Ebu Muajtin dhe Umare ibn Velidin!” Abdullahu thotë: “Betohem në Allahun se të gjithë këta i kam parë të vrarë ditën e Bedrit. Pastaj u tërhoqën zvarrë për në Pusin e Bedrit, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Këta që u hodhën në pus, i zuri mallkimi.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi",
    "position": 8,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/8/namazi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 520",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Mesudi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ إِسْحَاقَ السُّرْمَارِيُّ قَالَ: حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ مُوسَى قَالَ: حَدَّثَنَا إِسْرَائِيلُ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنْ عَمْرِو بْنِ مَيْمُونٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: بَيْنَمَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَائِمٌ يُصَلِّي عِنْدَ الْكَعْبَةِ، وَجَمْعٌ مِنْ قُرَيْشٍ فِي مَجَالِسِهِمْ إِذْ قَالَ قَائِلٌ مِنْهُمْ: أَلاَ تَنْظُرُونَ إِلَى هَذَا الْمُرَائِي؟ أَيُّكُمْ يَقُومُ إِلَى جَزُورِ آلِ فُلاَنٍ، فَيَعْمِدُ إِلَى فَرْثِهَا وَدَمِهَا وَسَلاَهَا فَيَجِيءُ بِهِ، ثُمَّ يُمْهِلُهُ حَتَّى إِذَا سَجَدَ وَضَعَهُ بَيْنَ كَتِفَيْهِ؟ فَانْبَعَثَ أَشْقَاهُمْ، فَلَمَّا سَجَدَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَضَعَهُ بَيْنَ كَتِفَيْهِ، وَثَبَتَ النَّبِيُّ ﷺ سَاجِدًا، فَضَحِكُوا حَتَّى مَالَ بَعْضُهُمْ إِلَى بَعْضٍ مِنَ الضَّحِكِ، فَانْطَلَقَ مُنْطَلِقٌ إِلَى فَاطِمَةَ وَهِيَ جُوَيْرِيَةٌ، فَأَقْبَلَتْ تَسْعَى وَثَبَتَ النَّبِيُّ ﷺ سَاجِدًا حَتَّى أَلْقَتْهُ عَنْهُ، وَأَقْبَلَتْ عَلَيْهِمْ تَسُبُّهُمْ، فَلَمَّا قَضَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الصَّلاَةَ قَالَ: \"اللَّهُمَّ عَلَيْكَ بِقُرَيْشٍ، اللَّهُمَّ عَلَيْكَ بِقُرَيْشٍ، اللَّهُمَّ عَلَيْكَ بِقُرَيْشٍ - ثُمَّ سَمَّى: - اللَّهُمَّ عَلَيْكَ بِعَمْرِو بْنِ هِشَامٍ، وَعُتْبَةَ بْنِ رَبِيعَةَ، وَشَيْبَةَ بْنِ رَبِيعَةَ، وَالْوَلِيدِ بْنِ عُتْبَةَ، وَأُمَيَّةَ بْنِ خَلَفٍ، وَعُقْبَةَ بْنِ أَبِي مُعَيْطٍ، وَعُمَارَةَ بْنِ الْوَلِيدِ!\" قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: فَوَاللَّهِ لَقَدْ رَأَيْتُهُمْ صَرْعَى يَوْمَ بَدْرٍ، ثُمَّ سُحِبُوا إِلَى الْقَلِيبِ قَلِيبِ بَدْرٍ، ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"وَأُتْبِعَ أَصْحَابُ الْقَلِيبِ لَعْنَةً\".",
    "albanian": "Ahmed ibn Is'hak Surmariu na ka thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibn Musai, e këtij i ka treguar Israili, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Amër ibn Mejmuni se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se një ditë, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ falej në Qabe, një grup kurejshish po qëndronin në një ndejë të tyren. Njëri prej tyre tha: “A nuk po e shihni këtë që shtiret? Cili prej jush merr përsipër të shkojë te zorrët e devesë së filan fisit dhe t'i sjellë zorrët, gjakun dhe mbeturinat e devesë e t'ia hedhë mbi shpinë kur ai të bjerë në sexhde?” U ngrit më i keqi prej tyre (Ukbe ibn Ebu Muajti) dhe priti derisa i Dërguari i Allahut ﷺ ra në sexhde, e në atë rast ia hodhi ato mbi shpinë, mes dy shpatullave. Pejgamberi ﷺ qëndronte ashtu, kurse ata qeshnin mes vete, saqë, nga të qeshurit, ranë përtokë. Dikush nxitoi për te Fatimja, e cila atëbotë ishte shumë e re, për ta lajmëruar. Ajo erdhi me vrap, kurse Pejgamberi ﷺ qëndronte në sexhde, pa lëvizur, derisa Fatimja ia hoqi ato. Pastaj ajo iu kthye kurejshëve dhe filloi t'i mallkonte. Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundoi namazin, u lut me këto fjalë: “O Allah!, shkatërroji këta kurejshë ! O Allah!, shkatërroji këta kurejshë! - Pastaj i përmendi edhe me emra: O Allah, shkatërroje Amër ibn Hishamin , Utbe ibn Rabian, Shejbe ibn Rabian, Velid ibn Utben, Umeje ibn Halefin, Ukbe ibn Ebu Muajtin dhe Umare ibn Velidin!” Abdullahu thotë: “Betohem në Allahun se të gjithë këta i kam parë të vrarë ditën e Bedrit. Pastaj u tërhoqën zvarrë për në Pusin e Bedrit, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Këta që u hodhën në pus, i zuri mallkimi.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/520.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/520.json"
  }
}