Sahihu i Buhariut — Hadithi 5205

Martesa · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Nafiu nga Hasen ibn Muslimi, e ky nga Safija se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua ensare e martoi të bijën e saj, së cilës i kishin rënë flokët. Ajo shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi për këtë, duke i thënë: “Burri i vajzës po më urdhëron që t'i lidh (shtoj nën) flokët e saj.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “Jo, sepse ato që i lidhin (shtojnë) flokët janë mallkuar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا خَلاَّدُ بْنُ يَحْيَى: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ نَافِعٍ، عَنِ الْحَسَنِ - هُوَ ابْنُ مُسْلِمٍ - عَنْ صَفِيَّةَ، عَنْ عَائِشَةَ: أَنَّ امْرَأَةً، مِنَ الأَنْصَارِ زَوَّجَتِ ابْنَتَهَا فَتَمَعَّطَ شَعَرُ رَأْسِهَا، فَجَاءَتْ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَذَكَرَتْ ذَلِكَ لَهُ، فَقَالَتْ: إِنَّ زَوْجَهَا أَمَرَنِي أَنْ أَصِلَ فِي شَعَرِهَا. فَقَالَ: "لاَ، إِنَّهُ قَدْ لُعِنَ الْمُوصِلاَتُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5205