Sahihu i Buhariut — Hadithi 5210

Martesa · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Abdullah ibn Muhamed ibn Esmai na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejri nga Malik ibn Enesi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ibn Muhajrizi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Në një prej betejave) zumë ca robëresha, me të cilat e praktikonim ejakulimin jashtë organit intim. Kështu, e pyetëm të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili na tha: “Vallë, kështu vepruakeni?!” - këtë e tha tri herë, pastaj shtoi: - “Çdo krijesë që Allahu ka përcaktuar të ekzistojë, deri në Ditën e Kiametit, medoemos do të vijë në ekzistencë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدِ بْنِ أَسْمَاءَ: حَدَّثَنَا جُوَيْرِيَةُ، عَنْ مَالِكِ بْنِ أَنَسٍ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنِ ابْنِ مُحَيْرِيزٍ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ قَالَ: أَصَبْنَا سَبْيًا فَكُنَّا نَعْزِلُ فَسَأَلْنَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "أَوَإِنَّكُمْ لَتَفْعَلُونَ؟ - قَالَهَا ثَلاَثًا - مَا مِنْ نَسَمَةٍ كَائِنَةٍ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ إِلاَّ هِيَ كَائِنَةٌ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5210