{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5211",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5211",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5211",
  "text": "Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Ejmeni, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Mulejke nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ donte të udhëtonte, hidhte short ndër gratë e tij. Njëherë, shorti i ra Aishes dhe Hafsës. Gjatë natës, Pejgamberi ﷺ e kishte zakon që të ecte dhe të bisedonte me Aishen. Kështu, Hafsa i tha Aishes: “A po hip sonte në devenë time, kurse unë në devenë tënde, që t'i provojmë devetë e njëra-tjetrës?” Aishja pohoi dhe i ndërruan devetë. Pejgamberi ﷺ erdhi te deveja e Aishes, në të cilën ndodhej Hafsa, i dha selam dhe vazhduan rrugën derisa u ndalën dikur për të pushuar. Aishes i mungoi Pejgamberi ﷺ gjatë udhëtimit, prandaj, kur zbritën, ajo i vendosi këmbët mes shkurreve të idhhirit (lloj barishte) dhe thoshte: “O Allah, sill një akrep a gjarpër të më thumbojë!”, sepse nuk mund t'i tregonte asgjë rreth ndodhisë (për një arsye të caktuar).”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Martesa",
    "position": 67,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/67/martesa"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5211",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ بْنُ أَيْمَنَ قَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنِ الْقَاسِمِ، عَنْ عَائِشَةَ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ إِذَا أَرَادَ سَفَراً أَقْرَعَ بَيْنَ نِسَائِهِ، فَطَارَتِ الْقُرْعَةُ لِعَائِشَةَ وَحَفْصَةَ، وَكَانَ النَّبِيُّ ﷺ إِذَا كَانَ بِاللَّيْلِ سَارَ مَعَ عَائِشَةَ يَتَحَدَّثُ، فَقَالَتْ حَفْصَةُ: أَلاَ تَرْكَبِينَ اللَّيْلَةَ بَعِيرِي وَأَرْكَبُ بَعِيرَكِ تَنْظُرِينَ وَأَنْظُرُ؟ فَقَالَتْ: بَلَى، فَرَكِبَتْ فَجَاءَ النَّبِيُّ ﷺ إِلَى جَمَلِ عَائِشَةَ وَعَلَيْهِ حَفْصَةُ فَسَلَّمَ عَلَيْهَا ثُمَّ سَارَ حَتَّى نَزَلُوا وَافْتَقَدَتْهُ عَائِشَةُ، فَلَمَّا نَزَلُوا جَعَلَتْ رِجْلَيْهَا بَيْنَ الإِذْخِرِ وَتَقُولُ: يَا رَبِّ سَلِّطْ عَلَىَّ عَقْرَبًا أَوْ حَيَّةً تَلْدَغُنِي، وَلاَ أَسْتَطِيعُ أَنْ أَقُولَ لَهُ شَيْئًا.",
    "albanian": "Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Ejmeni, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Mulejke nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ donte të udhëtonte, hidhte short ndër gratë e tij. Njëherë, shorti i ra Aishes dhe Hafsës. Gjatë natës, Pejgamberi ﷺ e kishte zakon që të ecte dhe të bisedonte me Aishen. Kështu, Hafsa i tha Aishes: “A po hip sonte në devenë time, kurse unë në devenë tënde, që t'i provojmë devetë e njëra-tjetrës?” Aishja pohoi dhe i ndërruan devetë. Pejgamberi ﷺ erdhi te deveja e Aishes, në të cilën ndodhej Hafsa, i dha selam dhe vazhduan rrugën derisa u ndalën dikur për të pushuar. Aishes i mungoi Pejgamberi ﷺ gjatë udhëtimit, prandaj, kur zbritën, ajo i vendosi këmbët mes shkurreve të idhhirit (lloj barishte) dhe thoshte: “O Allah, sill një akrep a gjarpër të më thumbojë!”, sepse nuk mund t'i tregonte asgjë rreth ndodhisë (për një arsye të caktuar).”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5211.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5211.json"
  }
}