Sahihu i Buhariut — Hadithi 5213

Martesa · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Bishri, e këtij i ka treguar Halidi nga Ebu Kilabe se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Po të doja, do të thosha se Pejgamberi ﷺ ka thënë, mirëpo po them se është sunet që, kur njeriu martohet me beqare, të qëndrojë tek ajo shtatë net (rresht), e, kur martohet me të ve, të qëndrojë tek ajo tri net (rresht).”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا بِشْرٌ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ، عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - وَلَوْ شِئْتُ أَنْ أَقُولَ قَالَ النَّبِيُّ ﷺ وَلَكِنْ قَالَ: السُّنَّةُ إِذَا تَزَوَّجَ الْبِكْرَ أَقَامَ عِنْدَهَا سَبْعًا، وَإِذَا تَزَوَّجَ الثَّيِّبَ أَقَامَ عِنْدَهَا ثَلاَثًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5213