Sahihu i Buhariut — Hadithi 5217

Martesa · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Sulejman ibn Bilali, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon : “Gjatë sëmundjes së vdekjes, i Dërguari i Allahut ﷺ pyeste: “Ku jam nesër? Ku jam nesër?” - duke shpresuar ditën time. Kështu, gratë e tij i dhanë leje që të qëndrojë ku të dojë, ndaj ai qëndroi në shtëpinë time derisa vdiq. Ai vdiq në ditën time sipas rendit, në shtëpinë time. Allahu ia mori shpirtin teksa kokën e kishte mes gjoksit dhe prehrit tim. Pështyma e tij u përzje me pështymën time.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي سُلَيْمَانُ بْنُ بِلاَلٍ: قَالَ هِشَامُ بْنُ عُرْوَةَ: أَخْبَرَنِي أَبِي، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ يَسْأَلُ فِي مَرَضِهِ الَّذِي مَاتَ فِيهِ: "أَيْنَ أَنَا غَدًا؟ أَيْنَ أَنَا غَدًا؟" - يُرِيدُ يَوْمَ عَائِشَةَ -، فَأَذِنَ لَهُ أَزْوَاجُهُ يَكُونُ حَيْثُ شَاءَ، فَكَانَ فِي بَيْتِ عَائِشَةَ حَتَّى مَاتَ عِنْدَهَا. قَالَتْ عَائِشَةُ: فَمَاتَ فِي الْيَوْمِ الَّذِي كَانَ يَدُورُ عَلَىَّ فِيهِ فِي بَيْتِي، فَقَبَضَهُ اللَّهُ، وَإِنَّ رَأْسَهُ لَبَيْنَ نَحْرِي وَسَحْرِي، وَخَالَطَ رِيقُهُ رِيقِي.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5217