{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5224",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5224",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5224",
  "text": "Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur u martova me Zubejrin, ai nuk posedonte asgjë mbi tokë, as pasuri e as rob, përpos një deveje, me të cilën nxirrte ujë, dhe kalit të tij. Unë e ushqeja kalin dhe nxirrja ujë, e arnoja calikun dhe e bëja brumin, por nuk dija të gatuaja bukë. Prandaj, bukën ma gatuanin disa fqinje ensare, të cilat ishin gra të sinqerta. I bartja hurmat mbi kokë nga ara e Zubejrit, që ia kishte dhuruar i Dërguari i Allahut ﷺ, e cila ndodhej larg sa dy të tretat e një fersehu (përafërsisht katër kilometra). Një ditë, teksa po kthehesha me hurma mbi kokë, e takova të Dërguarin e Allahut ﷺ me një grup ensarësh. Ai më thirri dhe më tha: “Ih, ih!” 1 - që unë të hipi prapa tij në deve, mirëpo u turpërova të ecja me burra, si dhe m'u kujtua Zubejri dhe xhelozia e tij, i cili ishte njeriu më xheloz. I Dërguari i Allahut ﷺ e kuptoi se unë po turpërohem, andaj vazhdoi. Kur shkova te Zubejri, i thashë: “Teksa po bartja hurmat mbi kokë, më takoi i Dërguari i Allahut ﷺ me disa shokë të tij dhe e uli devenë që unë të hipja, porse u turpërova dhe m'u kujtua xhelozia jote.” Ai tha: “Për Allahun, bartja jote e hurmave është më e rëndë për mua sesa të hipësh me të (në deve).” Ajo tregon: “Pastaj, Ebu Bekri më solli një shërbëtor, i cili më kurseu nga përkujdesja për kalin, gjë e cila m'u duk sikur më liroi prej robërisë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Martesa",
    "position": 67,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/67/martesa"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5224",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Esma bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مَحْمُودٌ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبِي، عَنْ أَسْمَاءَ بِنْتِ أَبِي بَكْرٍ - رضى الله عنهما - قَالَتْ: تَزَوَّجَنِي الزُّبَيْرُ، وَمَا لَهُ فِي الأَرْضِ مِنْ مَالٍ، وَلاَ مَمْلُوكٍ، وَلاَ شَىْءٍ غَيْرَ نَاضِحٍ، وَغَيْرَ فَرَسِهِ، فَكُنْتُ أَعْلِفُ فَرَسَهُ، وَأَسْتَقِي الْمَاءَ، وَأَخْرِزُ غَرْبَهُ وَأَعْجِنُ، وَلَمْ أَكُنْ أُحْسِنُ أَخْبِزُ، وَكَانَ يَخْبِزُ جَارَاتٌ لِي مِنَ الأَنْصَارِ وَكُنَّ نِسْوَةَ صِدْقٍ، وَكُنْتُ أَنْقُلُ النَّوَى مِنْ أَرْضِ الزُّبَيْرِ الَّتِي أَقْطَعَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَلَى رَأْسِي، وَهِيَ مِنِّي عَلَى ثُلُثَىْ فَرْسَخٍ، فَجِئْتُ يَوْمًا وَالنَّوَى عَلَى رَأْسِي فَلَقِيتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَمَعَهُ نَفَرٌ مِنَ الأَنْصَارِ فَدَعَانِي ثُمَّ قَالَ: \"إِخْ إِخْ\". لِيَحْمِلَنِي خَلْفَهُ، فَاسْتَحْيَيْتُ أَنْ أَسِيرَ مَعَ الرِّجَالِ، وَذَكَرْتُ الزُّبَيْرَ وَغَيْرَتَهُ، وَكَانَ أَغْيَرَ النَّاسِ، فَعَرَفَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنِّي قَدِ اسْتَحْيَيْتُ فَمَضَى، فَجِئْتُ الزُّبَيْرَ فَقُلْتُ: لَقِيَنِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَعَلَى رَأْسِي النَّوَى، وَمَعَهُ نَفَرٌ مِنْ أَصْحَابِهِ، فَأَنَاخَ لأَرْكَبَ، فَاسْتَحْيَيْتُ مِنْهُ وَعَرَفْتُ غَيْرَتَكَ. فَقَالَ: وَاللَّهِ لَحَمْلُكِ النَّوَى كَانَ أَشَدَّ عَلَىَّ مِنْ رُكُوبِكِ مَعَهُ. قَالَتْ: حَتَّى أَرْسَلَ إِلَىَّ أَبُو بَكْرٍ بَعْدَ ذَلِكَ بِخَادِمٍ يَكْفِينِي سِيَاسَةَ الْفَرَسِ، فَكَأَنَّمَا أَعْتَقَنِي.",
    "albanian": "Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur u martova me Zubejrin, ai nuk posedonte asgjë mbi tokë, as pasuri e as rob, përpos një deveje, me të cilën nxirrte ujë, dhe kalit të tij. Unë e ushqeja kalin dhe nxirrja ujë, e arnoja calikun dhe e bëja brumin, por nuk dija të gatuaja bukë. Prandaj, bukën ma gatuanin disa fqinje ensare, të cilat ishin gra të sinqerta. I bartja hurmat mbi kokë nga ara e Zubejrit, që ia kishte dhuruar i Dërguari i Allahut ﷺ, e cila ndodhej larg sa dy të tretat e një fersehu (përafërsisht katër kilometra). Një ditë, teksa po kthehesha me hurma mbi kokë, e takova të Dërguarin e Allahut ﷺ me një grup ensarësh. Ai më thirri dhe më tha: “Ih, ih!” 1 - që unë të hipi prapa tij në deve, mirëpo u turpërova të ecja me burra, si dhe m'u kujtua Zubejri dhe xhelozia e tij, i cili ishte njeriu më xheloz. I Dërguari i Allahut ﷺ e kuptoi se unë po turpërohem, andaj vazhdoi. Kur shkova te Zubejri, i thashë: “Teksa po bartja hurmat mbi kokë, më takoi i Dërguari i Allahut ﷺ me disa shokë të tij dhe e uli devenë që unë të hipja, porse u turpërova dhe m'u kujtua xhelozia jote.” Ai tha: “Për Allahun, bartja jote e hurmave është më e rëndë për mua sesa të hipësh me të (në deve).” Ajo tregon: “Pastaj, Ebu Bekri më solli një shërbëtor, i cili më kurseu nga përkujdesja për kalin, gjë e cila m'u duk sikur më liroi prej robërisë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5224.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5224.json"
  }
}