Sahihu i Buhariut — Hadithi 5225

Martesa · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Uleje nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në shtëpinë e njërës prej grave të tij, një grua tjetër, prej nënave të besimtarëve (grave të Pejgamberit ﷺ), i dërgoi një enë me ushqim. Kjo, në shtëpinë e së cilës ishte Pejgamberi ﷺ, i mëshoi dorës së shërbëtorit (nga xhelozia), e në atë rast ena u rrëzua dhe u thye. Pejgamberi ﷺ i tuboi pjesët e thyera të enës, pastaj e rivendosi ushqimin që ishte në enë dhe u tha (sahabëve të pranishëm): “Nëna juaj xhelozoi!” Ai nuk e la shërbëtorin të kthehej, derisa i sollën një enë nga kjo e cila ishte në shtëpinë e saj. Enën e pathyer ia ktheu asaj së cilës iu thye ena, kurse të thyerën e ndali në shtëpinë e asaj që u thye.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيٌّ: حَدَّثَنَا ابْنُ عُلَيَّةَ، عَنْ حُمَيْدٍ، عَنْ أَنَسٍ قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ عِنْدَ بَعْضِ نِسَائِهِ فَأَرْسَلَتْ إِحْدَى أُمَّهَاتِ الْمُؤْمِنِينَ بِصَحْفَةٍ فِيهَا طَعَامٌ، فَضَرَبَتِ الَّتِي النَّبِيُّ ﷺ فِي بَيْتِهَا يَدَ الْخَادِمِ فَسَقَطَتِ الصَّحْفَةُ فَانْفَلَقَتْ، فَجَمَعَ النَّبِيُّ ﷺ فِلَقَ الصَّحْفَةِ، ثُمَّ جَعَلَ يَجْمَعُ فِيهَا الطَّعَامَ الَّذِي كَانَ فِي الصَّحْفَةِ وَيَقُولُ: "غَارَتْ أُمُّكُمْ". ثُمَّ حَبَسَ الْخَادِمَ حَتَّى أُتِيَ بِصَحْفَةٍ مِنْ عِنْدِ الَّتِي هُوَ فِي بَيْتِهَا، فَدَفَعَ الصَّحْفَةَ الصَّحِيحَةَ إِلَى الَّتِي كُسِرَتْ صَحْفَتُهَا، وَأَمْسَكَ الْمَكْسُورَةَ فِي بَيْتِ الَّتِي كَسَرَتْ فِيه.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5225