Sahihu i Buhariut — Hadithi 5229

Martesa · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ahmed ibn Ebu Rexhai më ka thënë: Na ka treguar Nadri nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në asnjë grua të të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk kam xhelozuar sikurse në Hadixhen, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ e përmendte shumë shpesh dhe e lavdëronte. Të Dërguarit të Allahut ﷺ i është shpallur që ta përgëzojë atë me një shtëpi prej margaritari në Xhenet.”

Arabisht

حَدَّثَنِي أَحْمَدُ بْنُ أَبِي رَجَاءٍ: حَدَّثَنَا النَّضْرُ، عَنْ هِشَامٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبِي، عَنْ عَائِشَةَ أَنَّهَا قَالَتْ: مَا غِرْتُ عَلَى امْرَأَةٍ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ كَمَا غِرْتُ عَلَى خَدِيجَةَ، لِكَثْرَةِ ذِكْرِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ إِيَّاهَا وَثَنَائِهِ عَلَيْهَا، وَقَدْ أُوحِيَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ أَنْ يُبَشِّرَهَا بِبَيْتٍ لَهَا فِي الْجَنَّةِ مِنْ قَصَبٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5229