Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Ibn Ebu Mulejke se Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ, teksa ishte në minber, të ketë thënë: “Djemtë e Hisham ibn Mugirës kërkuan ta martojnë vajzën e tyre me Ali ibn Ebu Talibin. Unë nuk lejoj! Unë nuk lejoj! Unë nuk lejoj, përveç nëse i biri i Ebu Talibit dëshiron ta shkurorëzojë vajzën time e ta martojë vajzën e tyre. Ajo është pjesë imja. Rrjedhimisht, mua më shqetëson ajo që e shqetëson atë dhe më lëndon ajo që e lëndon atë.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنِ الْمِسْوَرِ بْنِ مَخْرَمَةَ قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ وَهُوَ عَلَى الْمِنْبَرِ: "إِنَّ بَنِي هِشَامِ بْنِ الْمُغِيرَةِ اسْتَأْذَنُوا فِي أَنْ يُنْكِحُوا ابْنَتَهُمْ عَلِيَّ بْنَ أَبِي طَالِبٍ فَلاَ آذَنُ، ثُمَّ لاَ آذَنُ، ثُمَّ لاَ آذَنُ، إِلاَّ أَنْ يُرِيدَ ابْنُ أَبِي طَالِبٍ أَنْ يُطَلِّقَ ابْنَتِي وَيَنْكِحَ ابْنَتَهُمْ، فَإِنَّمَا هِيَ بَضْعَةٌ مِنِّي، يُرِيبُنِي مَا أَرَابَهَا وَيُؤْذِينِي مَا آذَاهَا".