Sahihu i Buhariut — Hadithi 5237

Martesa · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ferve ibn Ebu Magrai na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mus'hiri nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, Sevda bint Zema doli jashtë. Kur, ja, Omeri e pa dhe e njohu, andaj i tha: “Për Allahun, ti je, oj Sevdë! Nuk mund të fshihesh prej nesh.” Ajo u kthye te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi për këtë, e ai ishte në shtëpinë time duke darkuar. Në dorë kishte një asht, ndërkohë i zbriti (shpallja) e, pasi i përfundoi, tha: “Ju është lejuar juve (grave) që të dilni për nevojat tuaja.”

Arabisht

حَدَّثَنَا فَرْوَةُ بْنُ أَبِي الْمَغْرَاءِ: حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ مُسْهِرٍ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ قَالَتْ: خَرَجَتْ سَوْدَةُ بِنْتُ زَمْعَةَ لَيْلاً فَرَآهَا عُمَرُ فَعَرَفَهَا فَقَالَ: إِنَّكِ وَاللَّهِ يَا سَوْدَةُ مَا تَخْفَيْنَ عَلَيْنَا، فَرَجَعَتْ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَذَكَرَتْ ذَلِكَ لَهُ، وَهُوَ فِي حُجْرَتِي يَتَعَشَّى، وَإِنَّ فِي يَدِهِ لَعَرْقًا، فَأُنْزِلَ عَلَيْهِ فَرُفِعَ عَنْهُ وَهُوَ يَقُولُ: "قَدْ أَذِنَ لَكُنَّ أَنْ تَخْرُجْنَ لِحَوَائِجِكُنَّ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5237