Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sulejmani, i biri i Davudit ﷺ, ka thënë: “Sonte do të bëj marrëdhënie me njëqind gra, që secila të më lindë nga një djalosh, i cili do të luftojë në rrugën e Allahut.” Meleku i tha: “Thuaj “inshallah (vetëm nëse Allahu do)”. Por, ai nuk tha dhe harroi. Ai bëri marrëdhënie me të gjitha prej tyre, por asnjëra prej tyre nuk lindi, përveç njërës, e cila lindi një gjysmë njeriu. Pejgamberi ﷺ tha: “Sikur të kishte thënë “inshallah”, nuk do të dështonte dhe do të ishte më afër t'i plotësohej dëshira.”
حَدَّثَنِي مَحْمُودٌ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّزَّاقِ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ ابْنِ طَاوُسٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: قَالَ سُلَيْمَانُ بْنُ دَاوُدَ - عَلَيْهِمَا السَّلاَمُ -: لأَطُوفَنَّ اللَّيْلَةَ بِمِائَةِ امْرَأَةٍ، تَلِدُ كُلُّ امْرَأَةٍ غُلاَمًا، يُقَاتِلُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ، فَقَالَ لَهُ الْمَلَكُ: قُلْ: إِنْ شَاءَ اللَّهُ. فَلَمْ يَقُلْ وَنَسِيَ، فَأَطَافَ بِهِنَّ، وَلَمْ تَلِدْ مِنْهُنَّ إِلاَّ امْرَأَةٌ نِصْفَ إِنْسَانٍ . قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لَوْ قَالَ إِنْ شَاءَ اللَّهُ لَمْ يَحْنَثْ، وَكَانَ أَرْجَى لِحَاجَتِهِ".