Muhamed ibn Velidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Sejari, e ky nga Shabiu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse kthehesh natën, mos hyr te familja jote, derisa të rruhet ajo që i ka munguar burri dhe të krihet e pakrehura.” Po ashtu, ka thënë: “Bëj fëmijë! Bëj fëmijë!” Transmetimin e fuqizon Ubejdullahu nga Vehbiu, e ky nga Xhabiri, e ky nga Pejgamberi ﷺ, në lidhje me pjesën: "Bëj fëmijë!”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ سَيَّارٍ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "إِذَا دَخَلْتَ لَيْلاً فَلاَ تَدْخُلْ عَلَى أَهْلِكَ حَتَّى تَسْتَحِدَّ الْمُغِيبَةُ وَتَمْتَشِطَ الشَّعِثَةُ". قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "فَعَلَيْكَ بِالْكَيْسِ الْكَيْسِ". تَابَعَهُ عُبَيْدُ اللَّهِ عَنْ وَهْبٍ عَنْ جَابِرٍ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ فِي: "الْكَيْسِ" .