Jakub ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Sejari nga Shabiu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa ishim duke u kthyer me Pejgamberin ﷺ prej një beteje dhe u afruam afër Medinës, unë shpejtova me një deve të ngadalshme timen. Një kalorës pas meje më arriti, e thumboi devenë time me një hosten të tij dhe deveja ime shpejtoi sikurse të ishte deveja më e mirë që ke parë. Kur, ja, ai ishte i Dërguari i Allahut ﷺ. Në bisedë e sipër i thashë: - O i Dërguari i Allahut, jam martuar rishtas. - “Vallë, qenke martuar?!” - më tha. - Po, - i thashë. - “Me beqare apo me të ve?” - më pyeti. - Me të ve. - “Pse nuk e ke marrë beqare, që ti të dëfrehesh me të dhe ajo të dëfrehet me ty?” Kur u afruam për të hyrë (në Medinë), Pejgamberi ﷺ tha: “Pritni! Mos hyni, derisa të vijë mbrëmja, ashtu që të krihet e pakrehura dhe të rruhet ajo që i ka munguar burri.”
حَدَّثَنِي يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا هُشَيْمٌ: أَخْبَرَنَا سَيَّارٌ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: كُنَّا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي غَزْوَةٍ، فَلَمَّا قَفَلْنَا كُنَّا قَرِيبًا مِنَ الْمَدِينَةِ تَعَجَّلْتُ عَلَى بَعِيرٍ لِي قَطُوفٍ، فَلَحِقَنِي رَاكِبٌ مِنْ خَلْفِي فَنَخَسَ بَعِيرِي بِعَنَزَةٍ كَانَتْ مَعَهُ، فَسَارَ بَعِيرِي كَأَحْسَنِ مَا أَنْتَ رَاءٍ مِنَ الإِبِلِ. فَالْتَفَتُّ فَإِذَا أَنَا بِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي حَدِيثُ عَهْدٍ بِعُرْسٍ. قَالَ: "أَتَزَوَّجْتَ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "أَبِكْرًا أَمْ ثَيِّبًا؟" قَالَ: قُلْتُ: بَلْ ثَيِّبًا. قَالَ: "فَهَلاَّ بِكْرًا تُلاَعِبُهَا وَتُلاَعِبُكَ؟" قَالَ: فَلَمَّا قَدِمْنَا ذَهَبْنَا لِنَدْخُلَ، فَقَالَ: "أَمْهِلُوا حَتَّى تَدْخُلُوا لَيْلاً - أَىْ عِشَاءً - لِكَىْ تَمْتَشِطَ الشَّعِثَةُ، وَتَسْتَحِدَّ الْمُغِيبَةُ".