Sahihu i Buhariut — Hadithi 5248

Martesa · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Ebu Hazimi tregon: “Njerëzit kishin mospajtime se me çfarë ishte mjekuar plaga e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ditën e Uhudit. Kështu, e pyetën Sehël ibn Sad Saidiun (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ishte nga të fundit që kishte mbetur prej shokëve të Pejgamberit ﷺ në Medinë.” Ai tha: “Për këtë askush nuk ka mbetur më i informuar sesa unë. Fatimja pastronte gjakun nga fytyra e tij, kurse Aliu sillte ujë me mburojë. Pastaj u mor një copë hasre, u dogj dhe me të u mbulua plaga e tij (që të mos rridhte gjak).”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ قَالَ: اخْتَلَفَ النَّاسُ بِأَىِّ شَىْءٍ دُووِيَ جُرْحُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ يَوْمَ أُحُدٍ، فَسَأَلُوا سَهْلَ بْنَ سَعْدٍ السَّاعِدِيَّ، - وَكَانَ مِنْ آخِرِ مَنْ بَقِيَ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ بِالْمَدِينَةِ -، فَقَالَ: وَمَا بَقِيَ مِنَ النَّاسِ أَحَدٌ أَعْلَمُ بِهِ مِنِّي، كَانَتْ فَاطِمَةُ تَغْسِلُ الدَّمَ عَنْ وَجْهِهِ، وَعَلِيٌّ يَأْتِي بِالْمَاءِ عَلَى تُرْسِهِ، فَأُخِذَ حَصِيرٌ، فَحُرِّقَ فَحُشِيَ بِهِ جُرْحُهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5248