Sahihu i Buhariut — Hadithi 5254

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Velidi se Evzaiu tregon: “E pyeta Zuhriun: “Cila prej grave të Pejgamberit ﷺ ka kërkuar mbrojtjen e Allahut ndaj tij?” Zuhriu tha: “Më ka treguar Urve nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) të ketë thënë: “Kur e bija e Xheunit shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ (ditën e martesës) dhe ai iu afrua, ajo tha: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut ndaj teje.” Atëherë ai i tha: “Kërkove mbrojtjen prej Madhështorit, kështu që shko te familja jote!” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Haxhaxh ibn Ebu Meniu na ka transmetuar nga gjyshi i tij, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja ka thënë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا الْوَلِيدُ: حَدَّثَنَا الأَوْزَاعِيُّ قَالَ: سَأَلْتُ الزُّهْرِيَّ: أَىُّ أَزْوَاجِ النَّبِيِّ ﷺ اسْتَعَاذَتْ مِنْهُ؟ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - أَنَّ ابْنَةَ الْجَوْنِ لَمَّا أُدْخِلَتْ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَدَنَا مِنْهَا قَالَتْ: أَعُوذُ بِاللَّهِ مِنْكَ. فَقَالَ لَهَا: "لَقَدْ عُذْتِ بِعَظِيمٍ، الْحَقِي بِأَهْلِكِ". قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: رَوَاهُ حَجَّاجُ بْنُ أَبِي مَنِيعٍ عَنْ جَدِّهِ عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَنَّ عُرْوَةَ أَخْبَرَهُ: أَنَّ عَائِشَةَ قَالَتْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5254