Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e ky nga Sulejman Tejmiu, e ky nga Ebu Othman Nehdiu se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, një burrë puthi një grua, andaj vajti te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi, e në atë rast Allahu ﷻ e zbriti ajetin: “Kryeje namazin, mëngjes e mbrëmje, si dhe në një pjesë të natës. Me të vërtetë, veprat e mira i shlyejnë të këqijat...” (Hud, 114) Burri në fjalë pyeti: - O i Dërguari i Allahut! A është kjo për mua në veçanti? - “Kjo vlen për tërë umetin tim”, - i tha Pejgamberi ﷺ.
دَّثَنَا قُتَيْبَةُ قَالَ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ زُرَيْعٍ، عَنْ سُلَيْمَانَ التَّيْمِيِّ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ النَّهْدِيِّ، عَنِ ابْنِ مَسْعُودٍ أَنَّ رَجُلاً أَصَابَ مِنَ امْرَأَةٍ قُبْلَةً، فَأَتَى النَّبِيَّ ﷺ فَأَخْبَرَهُ، فَأَنْزَلَ اللَّهُ: ﴿ أَقِمِ الصَّلاَةَ طَرَفَىِ النَّهَارِ وَزُلَفًا مِنَ اللَّيْلِ إِنَّ الْحَسَنَاتِ يُذْهِبْنَ السَّيِّئَاتِ... ﴾ [هود: ١١٤] فَقَالَ الرَّجُلُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَلِي هَذَا؟ قَالَ: "لِجَمِيعِ أُمَّتِي كُلِّهِمْ".