Sahihu i Buhariut — Hadithi 527

Kohët e namazit · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Ebu Velid Hisham ibn Abdulmeliku na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Velid ibn Ajzari, e ky e ka dëgjuar Ebu Amër Shejbaniun se ka thënë: Na ka treguar i zoti i kësaj shtëpie, duke bërë me shenjë nga shtëpia e Abdullahut, se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “E kam pyetur Pejgamberin ﷺ: - Cila vepër është më e dashur tek Allahu? - “Namazi që falet në kohën e vet”, - më tha. - Pastaj cila? - “Mirësjellja me prindërit”, - tha Pejgamberi ﷺ. - Pastaj cila? - “Lufta në rrugën e Allahut.” Abdullahu thotë: “M'i tregoi këto dhe, s ikur ta pyesja më shumë, do të më tregonte edhe më tepër.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ، هِشَامُ بْنُ عَبْدِ الْمَلِكِ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: الْوَلِيدُ بْنُ الْعَيْزَارِ أَخْبَرَنِي قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا عَمْرٍو الشَّيْبَانِيَّ، يَقُولُ: ​​​​​​​ حَدَّثَنَا صَاحِبُ هَذِهِ الدَّارِ وَأَشَارَ إِلَى دَارِ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: سَأَلْتُ النَّبِيَّ ﷺ. أَىُّ الْعَمَلِ أَحَبُّ إِلَى اللَّهِ؟ قَالَ: "الصَّلاَةُ عَلَى وَقْتِهَا". قَالَ: ثُمَّ أَىُّ؟ قَالَ: "بِرُّ الْوَالِدَيْنِ". قَالَ: ثُمَّ أَىُّ؟ قَالَ "الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ". قَالَ: حَدَّثَنِي بِهِنَّ النَّبِيُّ ﷺ وَلَوِ اسْتَزَدْتُهُ لَزَادَنِي.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/527