Sahihu i Buhariut — Hadithi 5270

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Esbegu na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Vehbiu nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në xhami, i vajti një pjesëtar i fisit eslem dhe i tha: “Kam bërë zina.” Por, Pejgamberi ﷺ u kthye në anën tjetër. Ai i doli andej nga u kthye dhe dëshmoi ndaj vetes së tij katër herë. Atëherë, Pejgamberi ﷺ e thirri dhe i tha: “Mos ke ndonjë sëmundje mendore? (Pastaj e pyeti:) A je i martuar?” - Po, - tha ai. Kështu, urdhëroi që të gurëzohet te namazgjahu. E, pasi e goditën me gurë, iku, derisa e zunë te pllaja, ku u vra.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَصْبَغُ: أَخْبَرَنَا ابْنُ وَهْبٍ، عَنْ يُونُسَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبُو سَلَمَةَ، عَنْ جَابِرٍ: أَنَّ رَجُلاً، مِنْ أَسْلَمَ أَتَى النَّبِيَّ ﷺ وَهُوَ فِي الْمَسْجِدِ فَقَالَ: إِنَّهُ قَدْ زَنَى. فَأَعْرَضَ عَنْهُ، فَتَنَحَّى لِشِقِّهِ الَّذِي أَعْرَضَ فَشَهِدَ عَلَى نَفْسِهِ أَرْبَعَ شَهَادَاتٍ، فَدَعَاهُ فَقَالَ: "هَلْ بِكَ جُنُونٌ؟ هَلْ أُحْصِنْتَ؟" قَالَ: نَعَمْ. فَأَمَرَ بِهِ أَنْ يُرْجَمَ بِالْمُصَلَّى، فَلَمَّا أَذْلَقَتْهُ الْحِجَارَةُ جَمَزَ حَتَّى أُدْرِكَ بِالْحَرَّةِ فَقُتِلَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5270